tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

‘Spidermani francez’ ngjitet në rrokaqiellin e Parisit për të shënuar ditëlindjen e 60-të

tëvë1 nga tëvë1
19/09/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 

I veshur me të kuqe, Robert i ngriti duart në ajër teksa ai arriti majën e 187 metrave në ndërtesën e Tour TotalEnergies, e cila ngrihet mbi zonën e biznesit La Defense të kryeqytetit francez.

“Unë dua që të dërgoj mesazh se të jesh 60 vjeçar nuk është asgjë. Ende mund të merreni me sport, të jeni aktiv dhe të bëni gjëra të mëdha”, tha Robert, ditëlindja e 60-të e të cilit ishte muajin e kaluar, transmeton Telegrafi.

“I kam premtuar vetes para disa viteve se kur t’i mbushë 60 vjet, unë do ta ngjisja përsëri atë kullë, pasi që mosha 60 vjeçare simbolizon moshën e pensionimit në Francë dhe mendova se do të ishte një gjest i mirë”, deklaroi ai për Reuters.

Robert, i cili gjithashtu dëshironte ta përdorte ngjitjen për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për veprim të ndryshimit të klimës, ishte ngjitur tashmë në kullën e TotalEnergies në shumë raste, shkruan Telkegrafi.

Ai filloi ngjitjen në vitin 1975, duke u ushtruar në shkëmbinjtë afër qytetit të tij Valence në jug të Francës.

Ai filloi ngjitjet solo në vitin 1977 dhe shpejt u bë një alpinist i mirë.

Që nga atëherë ai ka ngjitur më shumë se 150 ndërtesa të larta anembanë botës duke përfshirë ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, Kullen e Eiffel-it dhe urën Golden Gate në San Francisco.

Duke u ngjitur shpesh pa leje, ai është arrestuar vazhdimisht. Ai ngjitet pa parzmore, duke përdorur vetëm duart e tij të zhveshura, një palë këpucë ngjitjeje dhe një qese me shkumës pluhur për të fshirë djersën.

Eurodeputetët kërkojnë që Serbisë t’i ngrihen fondet e BE-së

04/10/2023

Haxhiu thotë se lirimi i Radoiçiq nuk është befasues

04/10/2023

Për gjashtë muaj Kuvendi shpenzoi afër 4 milionë euro

04/10/2023

Komandanti i KFOR-it dhe ai i EUFOR-it flasin për sigurinë në Kosovë

04/10/2023

Zvicër – Kosovë luhet në Basel

04/10/2023

PS-ja e Ramës dorëzon në Kuvend rezolutë që dënon sulmin në Banjskë

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.