TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Specialja nuk e lejon ish-presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij

nga tëvë1
17 Mars, 2025
4
A A
Thaçi largohet nga QKUK-ja, përfundoi vizitën te babai i tij i sëmurë

Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

OVL e UÇK e quan “vendim të padrejtë, johuman dhe të papranueshëm”, mos lejimin e Thaçit nga ana e Speciales

Reagimi i plotë i tyre:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh indinjatën dhe revoltën e saj të thellë ndaj vendimit të padrejtë, jo human dhe të papranueshëm të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar lirimin e bashkëluftëtarit tonë, ish presidentit Hashim Thaçi qe të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe të japë lamtumirën e fundit babait të tij.Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Të ndalosh një bir që t’i japë nderimin e fundit babait të tij, është një akt i dhimbshëm që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e konsideron këtë veprim si një akt të qëllimshëm dhe dashakeq të Gjykatës Speciale, e cila synon të poshtërojë dhe të degradojë jo vetëm Hashim Thaçin dhe familjen e tij, por të gjithë ish luftëtarët dhe vlerat për të cilat ata luftuan, në shenjë hakmarrje për mungesën e provave për inkriminimin dhe dënimin e drejtuesve të UÇK-së.

I bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, organizatave të drejtave të njeriut, institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe Shqipërisë që të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj shkeljeje të të drejtave themelore dhe të marrin masa që raste të tilla të mos përsëriten, sepse të drejtat themelore nuk duhet të jenë objekt i abuzimit apo i hakmarrjeve.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do ta toleroj heshtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj shkeljeve, abuzimeve dhe trajtimit përçmues që po iu bëhet bashkëluftëtareve tanë nga Gjykata Speciale në Hagë!

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X