TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet

by teve1
1 vit ago
0
A A
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet

Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhdukur, dhjetë ditë pasi shteti u përball me stuhitë më katastrofale në 100 vjetët e fundit.

Qeveria në Valencia, rajonin më të goditur nga vërshimet, e publikoi këtë shifër në platformën X. Paraprakisht, numri i të zhdukurve ishte 93.

Numri zyrtar i viktimave nga vërshimet është 219. Vetëm në Valencia, trupat e pajetë të 211 personave janë gjetur deri më tani, teksa tetë viktima janë regjistruar në rajonet fqinje të Kastilla-La Manças dhe në Andaluzi.

Që atëherë, edhe rajone të tjera të Spanjës janë përballur me mot të lig. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime në Kataloni të enjten dhe të premten, ndërkaq edhe ishulli i Majorkës është goditur rëndë nga vërshimet.

Në Valencia, autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë të zhdukur, edhe pse autoritetet rajonale kanë thënë se 40 trupa të pajetë që janë gjetur, ende nuk janë identifikuar. Ka frikë se disa nga trupat e viktimave mund të kenë përfunduar në Detin Mesme.

Po ashtu, autoritetet në Spanjë po vazhdojnë operacionet e pastrimit të 75 qytezave dhe fshatrave që janë prekur nga vërshimet. Shumë ndërtesa janë ende të paqasshme apo vështirë të arritshme, teksa rrugët janë pjesërisht të bllokuara nga makinat apo edhe nga rrënojat e ndërtesave./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

Serbia pret të gozhdohet nga Evropa: Përgjegjësit për Banjskën në burg

BE-ja thotë se Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane, pasi bleu raketa nga Kina

​Shpërthim i fuqishëm në Teheran gjatë protestave vjetore për Ditën e Quds-it

​Shpërthim i fuqishëm në Teheran gjatë protestave vjetore për Ditën e Quds-it

Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak

Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak

VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

​Deputeti i LVV-së: Osmani në sinkron me opozitën, duket se ka një skenar

Shefi i OSBE-së mirëpret dakordimin për Ligjin për të Huajt, e vlerëson hap të rëndësishëm

Shefi i OSBE-së mirëpret dakordimin për Ligjin për të Huajt, e vlerëson hap të rëndësishëm

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun Kosovë – Serbi, takim i nivelit të lartë së shpejti

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun Kosovë – Serbi, takim i nivelit të lartë së shpejti

Kontroll i çmimeve të derivateve nga inspektorët në terren

Kontroll i çmimeve të derivateve nga inspektorët në terren

Sa pompa duhet të jeni në gjendje të bëni – sipas moshës

Sa pompa duhet të jeni në gjendje të bëni – sipas moshës

Meta teston lidhjet e klikueshme në përshkrimet e postimeve në Instagram

Meta teston lidhjet e klikueshme në përshkrimet e postimeve në Instagram

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën