TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Shpërthim i fuqishëm në Teheran gjatë protestave vjetore për Ditën e Quds-it

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
​Shpërthim i fuqishëm në Teheran gjatë protestave vjetore për Ditën e Quds-it

Një shpërthim i madh goditi kryeqytetin iranian, Teheran, të premten në një shesh të mbushur me demonstrues, njoftoi televizioni shtetëror iranian, sipas AP.

Shpërthimi ndodhi në Sheshin Ferdowsi, pranë Rrugës Enghelab dhe jo larg Universitetit të Teheranit, që është epiqendra e demonstratave të përvitshme për Ditën e Quds-it (Jerusalemit), shkruan AP, transmeton KosovaPress.

Video e publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare Tasnim tregon një re tymi gri duke u ngritur, ndërsa demonstruesit brohorisnin “Vdekje Izraelit!” dhe “Vdekje Amerikës!”.

Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë menjëherë, por lajmi vjen pas një paralajmërimi të Izraelit për një sulm të mundshëm në këtë zonë, pranë Universitetit të Teheranit, ku po zhvilloheshin demonstratat e Ditës së Quds-it.

Sipas paralajmërimit të lëshuar të premten, ushtria izraelite do të kryente operacione në zonën pranë Rrugës Enghelab dhe Universitetit të Teheranit. Mesazhi paralajmëronte qytetarët: “Ju lutemi të evakuuoni menjëherë zonën e shënuar në hartë. Prania juaj këtu rrezikon jetën tuaj”.

Demonstruesit zakonisht mblidhen në Universitetin e Teheranit për lutjet e së premtes, dhe sheshi mbushet me qytetarë që më pas vazhdojnë me marshimet dhe protestat e Ditës së Quds-it.

Dita e Quds-it, ose Dita e Jerusalemit, është një ditë vjetore e shprehur kryesisht në Iran dhe disa vende të tjera myslimane për të protestuar kundër okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe për të shprehur mbështetje për popullin palestinez.

Tags: IzraeliProtestaShperthimeTeherani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zelenskyy kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelenskyy kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Zelenskyy kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelenskyy kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Ndalohen punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndalohen punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën