Kombëtarja e Spanjës ka siguruar një biletë për në çerekfinale të Botërorit pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Austrisë në fazën e 1/16-ës së finales.
Seria e golave nisi në minutën e 36-të me Mikel Oyarzabal, i cili shënoi pas asistimit të Marc Cucurellas.
Në pjesën e dytë, dominimi i “Furisë së Kuqe” vazhdoi; në minutën e 66-të Pedro Porro dyfishoi shifrat me kokë pas krosimit të Alex Baenas, ndërsa vulën e këtij triumfi e vendosi sërish Oyarzabal në minutën e 89-të, duke kompletuar dopietën e tij personale pas një tjetër pasimi nga Cucurella.
Spanjollët dominuan totalisht takimin me 66% zotërim topi dhe plot 22 goditje drejt portës, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit.
Me këtë performancë solide, Spanja dërgon një sinjal të qartë për pretendentët e tjerë në këtë Botëror.







