Qeveria e Spanjës njoftoi të martën se do t’u japë status ligjor qindra mijëra emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vend pa autorizim, raporton Associated Press.
Ministrja spanjolle e migracionit, Elma Saiz , tha se qeveria e saj do të ndryshojë ligjet ekzistuese të imigracionit me anë të një dekreti të përshpejtuar për t’u dhënë emigrantëve që kanë mbërritur në Spanjë para 31 dhjetorit 2025 qëndrim të ligjshëm deri në një vit, si dhe leje për të punuar.
Sipas vlerësimeve nga organizata të ndryshme, ky veprim mund të sjellë përfitime për 500,000 deri në 800,000 njerëz. Shumë prej tyre janë emigrantë nga Amerika Latine ose Afrika që punojnë në sektorët e bujqësisë, turizmit ose shërbimeve.
“Sot është një ditë historike”, tha Saiz në një konferencë për shtyp.









