TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spalletti me lavde për Zhegrovën: “Ndryshoi lojën”

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Edon Zhegrova mund të jetë titullar ndaj Milanit, por do t’i mungoj sërish Kosovës

Gjatë javës ishte i sëmurë dhe për këtë arsye nuk startoi të shtunën mbrëma ndaj Pisas. Por kur hyri në fushë, në minutën e 61-të, Edon Zhegrova e ndryshoi për të mirë lojën e Juventusit. Të dyja golat e Juves u shënuan me Zhegrovën në fushë, ndërsa skuadra torineze fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Pisas. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Serie A.

Zhegrova ende nuk po luan nga fillimi te gjiganti italian, por fjalët e mira të Luciano Spallettit për të japin shpresë për të ardhmen.

“Në pjesën e dytë kishim më shumë kualitet dhe kreativitet. Zhegrova u paraqit mirë kur hyri, njëjtë si David. Ata na dhënë më tepër kualitet në lojën sulmuese. Ne ia dolëm të shënonim dhe në atë moment kemi merituar edhe më shumë, duke parë se si i kemi krijuar hapësirat brenda zonës”, ka thënë Spalletti.

Ai më pas ka treguar se Zhegrova gjatë javës ishte me grip.

“Zhegrova ishte me grip, gjatë tri ditëve kishte temperaturë të lartë dhe ushtroi pak vetëm të premten në mëngjes. Kam pasur dyshime nëse do të mund të qëndroj për ata 35 minuta. Por, më pas është dashur të bënim zëvendësime dhe ai e ka këtë shkëndijë në zgjedhjet që bën dhe në mposhtjen e lojtarit që e ruan. Mendova se mund të bënte më pak duke pasur parasysh gripin, por në vend të kësaj luajti mirë dhe na dha cilësi”, ka shtuar tekniku italian.

Spalletti pranon cilësitë e Zhegrovës në lojën një kundër një. Madje ka bërë një vlerësim interesant për kosovarin.

“Ai mund të paraqitet mirë, pak veta e kanë cilësinë e tij në lojën një kundër një, madje edhe për mënyrën se si e godet topin dhe si i shërben të tjerët brenda në zonë. Ai mban syze trediomensionale kur luan”, ka thënë Spalletti.

Pas ndeshjes foli edhe Zhegrova.

“Gjëja e rëndësishme është që grupi është i bashkuar dhe më pas qartë se mund të vë në pah aftësitë e mia. Spalletti po më ndihmon të përmirësoj lojën në mbrojtje, gjë që më kanë kërkuar edhe në klubet e tjera dhe që unë e di se është e rëndësishme në futbollin modern. Nuk mund të jem gjithnjë 100 për qind i gatshëm. Nuk kam luajtur shumë për kohë të gjatë për shkak të lëndimit. Por, tani po kontribuoj”, ka thënë Zhegrova.

Edhe analistë të futbollit në Itali kanë vlerësuar ndikimin e madh të Zhegrovës në lojën e Juventusit, që është në seri prej katër fitoreve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Mediu: Evropa s’ka strukturë ushtarake e Ballkani s’ka kapacitete operacionale për t’u përballur me konflikte ushtarake

Mediu: Evropa s’ka strukturë ushtarake e Ballkani s’ka kapacitete operacionale për t’u përballur me konflikte ushtarake

Haliti: Ndërkombëtarët janë të përgatitur që në momentin kur hapet ura e Ibrit do ta mbyllin

Xhavit Haliti e ripërsëritë, thotë se presidenti duhet t’i takojë PDK-së

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën