TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

by teve1
1 vit ago
1
A A
SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar të martën 21 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me një vlerë totale prej mbi 9.3 milionë eurosh. Këto pasuri dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kontrabandës masive të cigareve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi i Gjykatës së Posaçme vjen pas një hetimi të thelluar të SPAK-ut, i nisur në vitin 2023.

Në qendër të këtij operacioni është kompania “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k., e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO”, në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi. Kjo fabrikë, e cila prodhonte cigare të markës egjiptiane “Kleopatra”, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme, një javë pas paraqitjes së vetë Agasit në SPAK.

Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar se në fabrikën “Albania Tabak” në Librazhd, prodhoheshin miliona paketa cigare “Kleopatra”. Ndërsa fabrika kishte marrë licencën nga një kompani ndërkombëtare për të prodhuar dhe shpërndarë këto cigare në Evropë, një pjesë e konsiderueshme e tyre dyshohet se kontrabandohej ilegalisht drejt Egjiptit, duke shkaktuar humbje të mëdha për kompaninë origjinale egjiptiane “Eastern Company”, pronare e markës.

Sinjalizimet për këtë aktivitet të paligjshëm fillimisht erdhën nga Doganat e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2015, duke nxitur nisjen e hetimeve edhe në Shqipëri. Si pasojë, në fund të vitit 2015, prodhimi në fabrikën “Albania Tabak” u pezullua përkohësisht. Çështja u rihap në vitin 2017, kur u zbuluan lidhje me kompani me bazë në Ishujt Virgjin Britanik dhe Qipro, të cilat dyshohet se menaxhonin trafikun ndërkombëtar të cigareve.

Sipas raportimeve, “Albania Tabak” prodhonte cigaret për kompaninë “Eques Holding Group”, e cila kishte licencën për përdorimin e markës “Kleopatra” për tregjet evropiane dhe ndërkombëtare. Dokumente gjyqësore, raporte të doganave britanike, kontrata dhe intervista me drejtues të fabrikës, kanë zbuluar se rreth 22 milionë paketa cigare prodhoheshin çdo vit nga fabrika në Librazhd, përpara se të dërgoheshin për eksport kryesisht drejt Libisë.

Lista e pasurive të sekuestruara është e gjerë dhe përfshin prona të ndryshme, kryesisht të paluajtshme:

9 pasuri të patundshme në emër të “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k.

7 apartamente banimi të ndodhura në katin e 32-të të një ndërtese, me sipërfaqe të konsiderueshme.

3 ambiente parkimi, përfshirë depo.

2 vila luksoze dhe truall në zonën e Mulletit, përfshirë një vilë në kompleksin rezidencial “Rolling Hills”, me sipërfaqe ndërtimi 386 m2 dhe parcelë 818 m2.

Këto pasuri janë sekuestruar me dyshimin se janë përfitime nga veprat penale të “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Shpërdorimi i detyrës” nga punonjës të lidhur me veprimtarinë doganore./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Musa: Opozita duhet ta ndalojë shkatërrimin e rendit kushtetues nga VV-ja

Musa: Opozita duhet ta ndalojë shkatërrimin e rendit kushtetues nga VV-ja

Nimani: Kuvendi është shndërruar në cirk, ajo që ndodhi është e turpshme

Nimani: Kuvendi është shndërruar në cirk, ajo që ndodhi është e turpshme

“InfoNata” 12.08.2026

“InfoNata” 12.08.2026

“Më shumë punë për heqjen e masave”, Rrustemi: Justifikim i ngërçit të vendimmarrjes në BE

Rrustemi mohon se ka lidhje me të arrestuarin që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Ndalohet për 48-orë i arrestuari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Ndalohet për 48-orë i arrestuari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

Shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Dita e 74-të e protestës në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën