TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spahiu: VV mund të sigurojë edhe mandatin e 53-të pas numërimit të votave të diasporës

by teve1
3 muaj ago
3
A A
Spahiu: VV mund të sigurojë edhe mandatin e 53-të pas numërimit të votave të diasporës

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, ka vlerësuar se, pas sigurimit të mandatit të 52-të falë votave nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë të marrë edhe deputetin e 53-të nga Partia Demokratike e Kosovës, nëse vazhdon trendi aktual i numërimit të votave.

Duke folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Spahiu ka thënë se votat me kusht nuk pritet të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit përfundimtar, pasi ato, sipas tij, pasqyrojnë në masë të madhe përqindjet e votave të fituara nga subjektet politike brenda Kosovës.

“Ka qenë e pritshme që me votat e diasporës të ndryshojë rezultati, duke pasur parasysh traditën që Vetëvendosja gjithmonë ka marrë më shumë vota nga diaspora. Duke marrë parasysh pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në Kosovë dhe numrin më të madh të votave nga diaspora krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ishte e pritshme që ky trend t’i favorizonte Vetëvendosjes. Tani për tani janë 52 deputetë dhe ka shumë gjasa që deri në fund të numërimit ta marrë edhe deputetin e 53-të nga PDK-ja, nëse ruhet ky trend. Nëse trendi ndryshon, atëherë mund të mbetet me 52 deputetë. Ndërkaq, votat me kusht nuk mund ta ndryshojnë rezultatin, pasi ato reflektojnë përqindjen e votave që ka qenë në Kosovë. Kjo do të thotë se VV-ja mund të marrë rreth 45-46 për qind të këtyre votave, kështu që ato nuk mund ta ndryshojnë përqindjen e partive”, ka deklaruar Spahiu.

Sipas Spahiut, edhe me 52 deputetë, Vetëvendosja do të mund ta formonte qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me partitë opozitare shqiptare.

“Me 52 deputetë, Vetëvendosja mund ta formojë e vetme qeverinë, pasi 8 deputetë të komuniteteve joserbe së bashku me deputetin Nenad Rashiq bëjnë gjithsej 9 deputetë. Kjo e çon shumicën në 61 deputetë, duke i mundësuar Albin Kurti të formojë qeverinë dhe të negociojë me partitë e tjera vetëm çështjen e presidentit”, ka thënë ai.

Ndryshe, krahasuar me rezultatin e votimit të rregullt brenda vendit, ku LVV kishte fituar 42.95 për qind, votat e diasporës kanë prodhuar një efekt të dukshëm në shpërndarjen e mandateve, duke i siguruar partisë një ulëse shtesë në Kuvend.

Rezultatet deri tani tregojnë një epërsi të theksuar të LVV-së në votat e diasporës.

Në përfaqësitë diplomatike, partia ka fituar 83.28 për qind të votave, ndërsa në kutitë e numëruara të votimit me postë ka marrë 70.26 për qind./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin

Pas 13 vitesh, regjisori Agon Myftari thotë se fitoi betejën gjyqësore për “39 Shkallët”

Pas 13 vitesh, regjisori Agon Myftari thotë se fitoi betejën gjyqësore për “39 Shkallët”

​Behrami nga Haga: Një verdikt dënues do t’i shkundte themelet e shtetit të Kosovës

​Behrami nga Haga: Një verdikt dënues do t’i shkundte themelet e shtetit të Kosovës

Gjendet pa shenja jete një person në Zajm të Klinës, ishte shpallur i zhdukur nga familjarët

Qytetet dhe shtetet amerikane padisin administratën Trump për rregullin e ri të imigracionit

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Basketboll, Superliga nis këtë vikend

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën