TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e rriti votën e LDK-së

by teve1
3 javë ago
2
A A
Spahiu: Vjosa Osmani nuk e rriti votën e LDK-së

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente dhe bartësja e listës zgjedhore, Vjosa Osmani, nuk ka arritur ta rrisë elektoratin e partisë.

Sipas Spahiut, rezultati i LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit do të konsiderohej sukses vetëm nëse do të shoqërohej me rritje të numrit të votuesve.

Ai, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se, pavarësisht përfshirjes së Osmanit në krye të listës zgjedhore, numri i votave të fituara nga LDK-ja nuk ka shënuar rritje.

“Do të ishte sukses sikur të rritej numri i votuesve, por përkundër ardhjes së Vjosa Osmanit, numri i votuesve ka rënë. Nga të dhënat që po shoh, LDK-ja ka rreth 122 mijë vota, afërsisht sa kishte edhe në zgjedhjet e mëparshme. Rënia e përqindjes së daljes së qytetarëve tregon se Osmani nuk e ka rritur votën e LDK-së. Mund të ketë një rritje të vogël nga votat e diasporës, por duke qenë se ishte e para në listë dhe kandidate për presidente, ky rezultat paraqet një dështim katastrofik të saj”, ka deklaruar Spahiu.

Spahiu ka komentuar edhe ndikimin e figurës politike të Osmanit, duke vlerësuar se autoriteti i saj publik është dëmtuar nga mënyra se si ajo është paraqitur në skenën politike.

Sipas tij, figura e Osmanit u forcua si rezultat i qëndrimeve të kundërshtarëve politikë dhe debatit rreth zgjedhjes së saj për presidente, por më pas ajo vetë nuk arriti ta ruajë këtë mbështetje.

“Kur opozita pa se Albin Kurti nuk po dëshironte ta zgjidhte Osmanin presidente, filloi ta ngrinte autoritetin e saj. Kështu u fry figura e saj politike dhe ajo u pa si rrezik për kundërshtarët. Mirëpo, në vend që ta ruante atë autoritet, ajo nxori në pah egocentrizmin e saj, duke humbur kapitalin politik që ishte krijuar”, ka thënë ai.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e 100 % të votave nga vendvotimet e rregullta.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, nga ky proces i numërimit e treta është sërish Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila ka siguruar 17,58% të votave, respektivisht 122,575 vota.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit pati 13,57%.

Me projeksionin aktual, LDK është rritur me pesë deputetë.

Në zgjedhjet e kaluara i pati 15 sosh.

Bartëse e listës së LDK-së në këto zgjedhje ishte ish-presidentja Vjosa Osmani, njëhreësh kandidatë për presidente e cila u rikthye në LDK./teve1.info/

 

Tags: LDKNexhmedin SpahiuVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vrasje në Ferizaj

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Babë e bir nga Deçani dyshohet se vdiqën pas kontaktin me rrymën, Policia jep detaje për rastin

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Babë e bir vdesin në një aksident në Maznik të Deçanit

Auto Draft

Vizitorët vlerësojnë ndryshimet në Gërmi, ankesa vetëm për çmimet

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vrasje në Ferizaj

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Babë e bir nga Deçani dyshohet se vdiqën pas kontaktin me rrymën, Policia jep detaje për rastin

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Babë e bir vdesin në një aksident në Maznik të Deçanit

Kanadaja kalon tutje, fiton ndaj Afrikës së Jugut në minutat shtesë

Kanadaja kalon tutje, fiton ndaj Afrikës së Jugut në minutat shtesë

Malta fiton Evropianin  ndaj Shqipërisë në garën e shteteve të vogla, Kosova e treta

Malta fiton Evropianin ndaj Shqipërisë në garën e shteteve të vogla, Kosova e treta

Auto Draft

Vizitorët vlerësojnë ndryshimet në Gërmi, ankesa vetëm për çmimet

Auto Draft

UP me programe të reja për vitin e ri akademik, rreth 8 mijë studentë të ri pritet të pranohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën