TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spahiu: Serbia me propagandë po përgatitet për luftë të armatosur

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Spahiu: Serbia me propagandë po përgatitet për luftë të armatosur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqt të premten pritet të publikon kërkesat e Serbisë për situatën që sipas tij, janë serbët në Kosovë. Mediet serbe kanë publikuar gjashtë kërkesat që do ti shpallë Vuçiq, në mesin e tyre edhe rikthim i të gjithë punonjësve serb që u larguan nga institucionet e Kosovës ndërkaq edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Këto zhvillime njohësit e politikës dhe sigurisë i quajnë propaganduese. Sipas profesorit Nexhmedin Spahiu, Serbia po përgatitet për konflikt me Kosovën.

Gjashtë kërkesa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq i ka për t’i adresuar të premten, siq thuhet për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Kështu paralajmëroi vet Vuçiq para 2 ditësh se brenda 72 orësh, do t’i përgjigjet Kosovës seriozisht, pas veprime të cilat u ndërmorën së fundi në katër komunat veriore, mbyllja e komunave paralele serbe dhe aksioni i fundit në komunën e Leposaviqit për mbylljen e drejtorisë së Thesarit të ashtuquajturës, Banka Popullore serbe.

Por, veprimet e presidentit të Serbisë, Nexhmedin spahiu i sheh si propagandë, që sipas tij, po përgatitet për një konfrontim me shtetin e Kosovës.

“Nuk është asgjë e re, por qëllimi është vetëm të bëhet propagandë që me nxeh atmosferën në mënyrë që t’i arsyetoi hapat e mëtejmë që Serbia i merr, në fakt ka ndërmend t’i ndërmerr. Dmth një sulm eventual ushtarak mbi Kosovën, në këtë që po arrij me lexua mes rreshtash, është se Serbia po bëhet gati me përgatit opinionin vendor dhe ndërkombëtar që një aksion i saj në Kosovë ka bazë”, ka thënë Spahiu.

Ndërkaq, njohësi i sigurisë, Arben Dashevci vlerëson se nuk mund të përsëritet asnjë rasti i ngjashëm me atë të Banjskës, që ndodhi vitin e kaluar.

“Ajo propaganda serbe prej atij presidenti të asaj republike që na ka në Kushtetutën e tyre, tash e shoh si vazhdë e tij, të asaj luftes hibride duke pasë parasysh konsumin e tij të brendshëm, problemet e tij të brendshme në atë shtet, dhe ai duhet sepse nuk ka tjetër mundësi, duhet ta zhvendos vëmendjen medoemos që të mbetët në atë kultukun e vet politik”, deklaroi Dashevci.

Sipas Spahiut, Serbia po e shfrytëzon situatën në Lindje të Mesme dhe luftën në Ukrainë, por edhe zhvillimet në BE dhe ShBA.

“Kjo ndërlidhet me situatën ndërkombëtare, zgjedhjet në Amerikë me luftën në Ukrainë, me luftën në Palestinë, dmth me shumë situata që ndërthuren, dhe tash në varët se si e vlerëson kabineti i Vuciqit dhe njerëzit që kanë vendimmarrje në Serbi”, theksoi Spahiu.

Menjëherë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj kryeterroristit Millan Radojiçiq dhe grupit të tij që kreu sulmin e 24-shtatorit në Banjskë, u ngritën zërat nga Beogradi zyrtar se situata në veri mund të përshkallëzohet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Shefi i BE-së i dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit, pas takimit konferencë për media

Shefi i BE-së i dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit, pas takimit konferencë për media

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Policia nis hetimet për dy raste të vdekjeve

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Bashkimi gjobitet për incidentin e xhiros së fundit

Bashkimi sfidon Cibonën në FIBA Europe Cup

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte dy ndeshje shumë interesante

Mbrëmje e madhe në Champions, përballje gjigantësh në Paris dhe Anfield

Ylli pëson edhe nga Prishtina

Prishtina synon fitoren e katërt radhazi në ENBL

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën