TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

by teve1
4 muaj ago
3
A A
Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, duke i cilësuar ato si përpjekje për të ulur “pazarin” me partnerët politikë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Spahiu ka thënë se deklaratat e Kurtit se është në kontakt me krerët e partive opozitare dhe se “kur ka rezultate do të njoftojmë”, tregojnë se ai po përpiqet t’i sigurojë votat me koston më të ulët të mundshme.

Sipas tij, është e qartë se Kurti synon ta mbajë postin e presidentit për vete, nëse kjo është e realizueshme.

“Thjesht, Kurti po ul pazarin e partnerëve politikë dhe po përpiqet t’i sigurojë ata me sa më pak. Është e qartë se Albin Kurti është i interesuar ta mbajë postin e presidentit për vete, nëse mundet, por nëse nuk mundet, ka ende disa ditë kohë deri në momentin e fundit”, ka thënë ai.

Spahiu gjithashtu ka vlerësuar se partitë opozitare nuk kanë interes të hyjnë në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka shtuar se për to më i rëndësishëm është posti i presidentit sesa pozita të tjera institucionale.

“Është e qartë se asnjë parti opozitare nuk ka interes të hyjë në bashkëqeverisje me VV-në. Ndërkohë, partitë si PDK dhe LDK kanë interes për postin e presidentit, pasi ky pozicion ka më shumë peshë politike”, ka shtuar Spahiu.

Lidhur me deklaratat e Vetëvendosjes për një kandidat konsensual dhe jo partiak, Spahiu i ka cilësuar ato si taktika për të rritur vlerën e negociatave.

Sipas tij, në Kosovë është pothuajse e pamundur të gjendet një emër i tillë.

“Deklaratat se duan emër konsensual, jo partiak, janë shtesa për ta çuar pazarin sa më lart; pra janë lojëra, sepse në Kosovë nuk mund të gjendet një emër konsensual, kurrë nuk është gjetur. Atifete Jahjaga është tjetër gjë, pasi u imponua nga amerikanët dhe nuk kanë guxuar të lëvizin,” ka përfunduar Spahiu.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën tha se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit varet nga vullneti i partive opozitare.

Konjufca tha se do të tërhiqte kandidaturën për president, nëse partitë opozitare do të propozonin një emër të përbashkët.

“Në momentin që opozita del me një kandidat të përbashkët, kjo do të ishte gjëja e parë që do ta bëja sepse është shumë e rëndësishme që Kosova ta ketë presidnetin sesa emri i tij të jetë Glauk Konjufca”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha shkurt për mediat se është në kontakt me krerët e partive opozitare, dhe “kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Arrestohet 65-vjeçari për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

Bajraktari sqaron rrjedhjen e afateve kushtetuese për Qeverinë e presidentin pas konstituimit të Kuvendit

Bajraktari sqaron rrjedhjen e afateve kushtetuese për Qeverinë e presidentin pas konstituimit të Kuvendit

Vendimi i komunave në Mal të Zi, MPJ: S’kanë kompetencë ta ç’njohin Kosovën

Vendimi i komunave në Mal të Zi, MPJ: S’kanë kompetencë ta ç’njohin Kosovën

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

Takimet pa rezultat, kërkohet kompromis për formimin e institucioneve

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.08.2026

Gërmimet në Kalludër, vazhdojnë hetimet në lokacionin e tretë

Gërmimet në Kalludër, vazhdojnë hetimet në lokacionin e tretë

Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria

Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën