TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spahiu: Kosova e rrezikuar nga Serbia nëse Rusia fiton në Ukrainë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Spahiu: Kosova e rrezikuar nga Serbia nëse Rusia fiton në Ukrainë

Sipas tij, për aq kohë sa zgjatë lufta në Ukrainë, Beogradi nuk do të bëjë ndonjë veprim i cili eskalon situatën në kuptimin ushtarak, por në qoftë se Rusia fiton në luftë me Ukrainën, atëherë do të jetë rrezik për Kosovën sepse Serbia do bëhet më e fortë.

“Përderisa zgjatë lufta në Ukrainë, Beogradi nuk do të guxojë të bëjë ndonjë veprim i cili e eskalon situatën në kuptimin ushtarak, kështu që për atë mos keni merak fare, por në momentin kur kryhet lufta në Ukrainë, atëherë është rrezik për Kosovën, në cilin do variant, edhe në variantin që të fitojë Rusia sepse atëherë Serbia bëhet më e fortë dhe sigurisht që i rriten orekset për të ushtruar ndikim në rajon, por edhe nëse fiton Perëndimi edhe mposhtet Rusia, do të jetë një situatë ku Perëndimi nuk do ta shohë më Serbinë si një rrezik rus këtu në rajon, dhe më nuk do të kujdeset për Kosovën ose për Bosnjën e Malin e Zi, dhe atëherë ne duhet me forca vetanake të matemi me Serbinë dhe kjo është një situatë e keqe”, theksoi Spahiu.

Ndërsa në lidhje me protestat e mbajtura, ai u shpreh se nuk sheh rrezik që Serbia do të marrë guximin për ndonjë veprim i cili dërgon drejt një konfrontimi, por përsëri Qeveria duhet ta marrë një vendim të duhur

“Unë nuk shoh rrezik që Serbia do të marrë guxim ta ndërrmarë ndonjë veprim i cili dërgon drejt një konfrontimi derisa zgjatë lufta në Ukrainë, protestat janë gjëra të natyrshme, janë një veprim politik por ska gjë prej tyre, prapë se prapë Qeveria duhet ta marrë një vendim të duhur”, tha ai.

Spahiu tha se pjesëtarët e minoritetit serb mund t’i lënë institucionet, dhe për këtë duhet të kemi një plan i cili siguron që institucionet dhe shteti të funksionojnë në mënyrë normale.

“Ndërsa sa i përket faktit që pjesëtarët e minoritetit serb mund t’i lënë institucionet  dhe këtë duhet gjithmonë të llogarisim, duhet të kemi një plan i cili siguron që institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë normale pa marrë parasyshë se kush do ta bojkotojë atë, sepse shteti duhet të funksionojë dhe nuk duhet pritur edhe kur ndonjë sindikatë,  ose parti politike, ose organizim politik, përpiqet ta bllokojë shtetin duhet të kemi mekanizma si të dalim nga situata. Insitucionet nuk duhet të varen nga vullneti i një minoriteti sepse shteti i Kosovës nuk është krijuar për shkak të minoriteteve, por është krijuar për shkak të kombit, në këtë rast kombin kosovar e përbëjnë shqiptarët e jo minoritetet, dhe një shtet pa një komb nuk mund të ekzistojë”, deklaroi tutje.

Ai tha se ata të cilët kanë sovranitet, mund ta shkelin edhe Kushtetutën, edhe ligjet, sepse nuk mund të rrezikohet ekzistenca e shtetit, ndërsa vendimi i qytetarëve serbë për mos mbështetjen e presidentit të tyre, është me vend sepse nëse ata tërhiqen tani nga institucionet mund të pësojnë.

“Sovraniteti në këtë rast i njihet Prishtinës, pa marrë parasysh çka thotë Kushtetuta apo ligjet e tjera dhe marrëveshjet ndërkombëtare, në fund të fundit ai që e ka sovranitetin mund t’i shkelë ato në rast se është nevoja, sepse në rast se rrezikohet ekzistenca e Kosovës, mund të shkelet edhe Kushtetuta edhe ligjet, por shteti duhet të ekzistojë dhe të funksionojë. Sepse vlerësimi i tyre është që në rast se tërhiqen situata mund të eskalojë, ata nuk janë në gjendje të bëjnë intervenim ushtarak, atëherë serbët i humbin edhe ato të drejta të cilat  i kanë fituar, dhe për tu rikthyer në institucione, atëherë Qeveria e Kosovës institucioneve të Kosovës mund të ju qesin kushte tjera dhe atëherë pozicioni  i tyre mund të jetë shumë më i vështirë se sa që është tani, dhe ata me të drejtë kanë konstatuar presidentin Vuçiq se nuk është në interesin e tyre që tash ata të tërhiqen nga institucionet sepse e pësojnë”, u shpreh Spahiu.

Tags: Kosovaspahiu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri shqiptar i sportit: Prishtina dhe Durrësi po ndërtojnë një histori të re për sportin mesdhetar

Ministri shqiptar i sportit: Prishtina dhe Durrësi po ndërtojnë një histori të re për sportin mesdhetar

Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ certifikon 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ certifikon 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Haxhiu kujton Ukshin Hotin: E vërteta për të mbetet detyrim ndaj Republikës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën