TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spahihu: Veprim i gabuar shkuarja në zgjedhje për president – Alijaj: Presidenti në dorë të opozitës

by tëvë1
2 muaj ago
3
A A
Spahihu: Veprim i gabuar shkuarja në zgjedhje për president – Alijaj: Presidenti në dorë të opozitës

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili ka fituar në zgjedhjet e 28 dhjetorit me mbi 50% të votave do të bënte gabim nëse e dërgon vendin në zgjedhje për shkak të zgjedhjes së presidentit.

Ai deklaratën e Kurtit i cili tha se ka gjasa reale që vendi të shkojë në zgjedhje në vitin 2026, nëse nuk zgjidhet presidenti, ka thënë se kjo është një përpjekje për t’i kërcënuar partitë tjera.

“Përpiqet me i kërcënuar partitë tjera më këtë rezultat, por një njeri me mend në kry nuk i hin atij rreziku duke i pasur 51% të votave të fituara. Kur i ke punët mirë me lyp edhe më mirë të vret Zoti. Nuk është një punë me mend nëse do ta bënte këtë, thjeshtë do duhej ta gjej një personalitet i cili do të marrë votat e opozitës tek e fundit kur t’i kesh 51% për ty nuk është e rëndësishme kush është president”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ndërsa, analisti politik Artan Alijaj ka thënë se zgjedhja e presidentit është në dorë të opozitës.

Sipas tij, pavarësisht rezultatit “historik” të LVV-së, zgjedhja e të partit të shtetit nuk  mund të bëhet pa qëndrimin në sallën e Kuvendit të partive opozitare.

“Ajo që është fakt është se zgjedhja e presidentit është në duart e opozitës, është rezultat historik i LVV por pa një bashkëpunim me opozitën nuk mund t’i arrijë 2/3 në Kuvend. Është mundësi që mund të ndodhë, nuk kemi dëgjuar asgjë nga opozita për fat të keq. Është fakt që mund të shkohet në zgjedhje përsëri në prill”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Sipas tij, Vjosa Osmani e meriton të jetë presidente edhe për një mandat.

“Mendoj që nuk kemi nevojë për eksperimentet të tjera, e kemi një presidente që është treguar e suksesshme në arenën ndërkombëtare dhe është më se valide që znj. presidente  e ka konfirmuar rikandidimin e saj”, është shprehur Alijaj.

Por, sipas Spahiut, Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat. Ai vlerëson se përformanca e presidentes ka qenë e dobët.

 

Tags: AlijajOpozitaPresidentispahiuTeve1zgjedhja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën