Dy ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të javës së 22-të të Superligës në futboll.
Lideri i Superligës, Ballkani, është nikoqir i Gjilanit në sfidën që luhet në Suharekë, nga ora 13:00.
Në duelin tjetër, Malisheva në formë e pret Feronikelin, në ndeshjen që luhet në “Liman Gegaj”, në Malishevë.
Të dielën zhvillohen tri ndeshjet e tjera, me kryendeshjen në Podujevë, ndërmjet Llapit e Prishtinës