TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot nis “Java kundër Korrupsion 2023”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sot nis “Java kundër Korrupsion 2023”

Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojë “Javën Kundër Korrupsion 5-9 dhjetor 2023”. Gjatë kësaj Jave do të realizohen aktivitete të ndryshme që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit.

Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2023” janë tri organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres (INPO).

Për shënimin e kësaj jave, koalicioni i OJQ-ve, ka planifikuar që të ketë të ftuar të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit. Në kuadër të aktiviteteve gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca etj.

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 5-9 dhjetor 2023”, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve, ku ndër të tjera është planifikuar të prezantohen edhe raporte konkrete lidhur me trajtimin e korrupsionit, ku pasqyrohen problemet dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

Sipas njoftimit, koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të mbahen tryeza të diskutimit me akterët relevant lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe po ashtu është planifikuar që të mbahen konferenca të ndryshme ku pritet prezantimi i shumë raporteve analitike.

“Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit”, “Parashkrimi i kriminalitetit”, “Korrupsioni në Prokurimin Publik”, “Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në BE”, “Tejkalimi i kompetencave nga Zyra Kombëtare e Auditimit”, “Amnistimi i mos deklarimit të pasurisë”, “Kushtetutshmëria e Qeverisjes”, “Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklarimeve publike”, “Transparenca e Qeverisë” dhe “Transparenca e Ndërmarrjeve Publike”, janë disa nga raportet që do të publikohen gjatë “Javës kundër Korrupsion 2023”.

Gjithashtu, Koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj Jave ka planifikuar që të realizojë edhe aktivitete tjera si: Simulimi i seancës së Kuvendit për miratimin e një rezolute anti-korrupsion dhe performanca artistike për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Dinamika e shënimit të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, përfshinë konferenca, tryeza dhe aktivitete të ndryshme në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.  Motoja e “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

​Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

Policë të armatosur para bankës në pronësi të magnatit të lidhur me Vuçiqin në Beograd

Policë të armatosur para bankës në pronësi të magnatit të lidhur me Vuçiqin në Beograd

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Protestat në Tiranë, tensione para Kryeministrisë

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Mourinho ankohet për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve të skuadrës së tij!

Mourinho ankohet për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve të skuadrës së tij!

Protestat në Tiranë, tensione para Kryeministrisë

Protestat në Tiranë, tensione para Kryeministrisë

Fillon protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Fillon protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën