Me ndeshjen Ferizaj – Feronikeli ’74, do të mbyllet xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo përballje luhet në Ferizaj dhe nis në orën 12:00, ku të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.
Ferizaj vlerësohet favorit në këtë ndeshje, duke pasur parasysh se është i teti në tabelë me 20 pikë të mbledhura, 10 më shumë se Feronikeli ’74 që renditet i fundit.









