TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot mbyllet konkursi për policë në veri, Sveçla i kënaqur me aplikimet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sot mbyllet konkursi për policë në veri, Sveçla i kënaqur me aplikimet

Fotografi ilustruese

Të premten (sot) pritet të mbyllet konkursi për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve që do të angazhohen në katër komunat në veri të vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se është i kënaqur me aplikimet.

Konkurs i hapur në fillim të janarit për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve, që do të angazhohen në katër komunat në veri të vendit, pas dorëheqjeve të ish policëve serbë, pritet të mbyllet sot.

Duke mos treguar numrin e aplikantëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se është i kënaqur me aplikimet.

“Mund të them lirisht se jam i kënaqur me përgjigjen që kemi marrë. Ky konkurs do të jetë në vazhdimësi i hapur derisa nuk plotësohen të gjitha vendet. Por, tani për tani jam shumë i kënaqur me përgjigjen që kemi marrë për sa i përket aplikimeve”, tha Sveçla.

Marrë parasysh zhvillimet në veri, numri i aplikuesve mund të jetë i vogël, vlerësojnë ekspertë të sigurisë.

Fadi Kajtazi, thotë se ky konkurs mund të dështojë, si pasojë e presionit të madh të institucioneve të Serbisë te pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

“Gjasat për të konkurruar pjesëtarë të nacionalitetit serb në këtë konkurs për policë të Kosovës, janë tepër të vogla. Jo për shkak se qytetarët e pjesës veriore nuk kanë dëshirë, por për shkak se ekziston një frikë e ngjashme, si për shembull, ata qytetarë serbë që regjistronin veturat me targa RKS u digjeshin veturat apo përjetonin presione të ndryshme”, tha ai.

Teksa flet për presionin nga Serbia, në drejtim të serbëve lokalë, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, shprehet skeptik për sa i përket përmbylljes me sukses të konkursit për policë të rinj.

“Vazhdoj të mendoj në atë se ndoshta do të ishte një zgjidhje më e mirë politike, mundësia e rikthimit të zyrtarëve policorë, përveç atyre që nuk janë të përfshirë në kryerjen e veprave penale
si dhe disa eprorëve aty që kanë qenë iniciatorë për bashkëpunim të vazhdueshëm me regjimin në Beograd. Pra, mendoj se me një zgjidhje politike, rikthimi do të ishte i mundshëm”, tha Ibishi.

Konkursi që fillimisht ishte paraparë të mbyllej më 27 janar, pritet të mbyllet sot. Nga Policia, nuk kanë treguar numrin e aplikantëve.

“Siç jeni të informuar konkursi është i hapur, ndërsa për sa i përket procesit të mëtejmë do të informoheni me kohë”, kanë thënë nga policia të pyetur nga Radio Kosova për numrin e aplikantëve dhe nëse mund të zgjatet sërish afati për aplikim, në rast se numri i aplikimeve është i ulët./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Haradinaj dekoron katër kontribues nga Shqipëria për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës

Haradinaj dekoron katër kontribues nga Shqipëria për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës

Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga dinjitoze, duhet fuqizuar ekonomia

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona

Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Haradinaj dekoron katër kontribues nga Shqipëria për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës

Haradinaj dekoron katër kontribues nga Shqipëria për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës

Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga dinjitoze, duhet fuqizuar ekonomia

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Ferizaj një 33-vjeçar i dyshuar për vjedhje të rënda në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën