Sot mblidhen dy komisione parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, nis mbledhjen në orën 10:00, ku do të vazhdoi dëgjimi mbikëqyrës i Komisionit të Pavarur për Media.

Derisa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, do të raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me realizimin e të hyrave për vitin 2023.

Kjo mbledhje pritet të filloi në orën 11:00.

 

Reklamë Reklamë Reklamë
ADVERTISEMENT
Next Post