Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Krasniqi akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit. Në seancat paraprake është dëgjuar edhe dëshmitarja Arjeta Saraqi, e cila ka folur për çështjen e riparimit të kaldajës së bllokut A5 të termocentralit dhe procedurat e prokurimit.
Seanca pritet të nisë në orën 09:30.







