TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Në Mal të Zi do të mbahen sot zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.

Këto janë zgjedhjet e treta në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, në të cilat Partia Demokratike e Socialistave (PDS) hyn pa liderin e saj, Millo Gjukanoviq, i cili pas tri dekadash është tërhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka humbur zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq.

Në zgjedhjet e sotme për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra, e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e kanë krijuar ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviq .

Të dy këta, njëri në postin e ministrit të Financave dhe tjetri në postin e ministrit të Ekonomisë mbahen mend nga opinioni, sepse kanë realizuar programin “Evropa Tani 1” që ka nënkuptuar rritjen e pagave dhe të pensioneve dhe për këtë arsye menjëherë kanë gëzuar popullaritet dhe admirim të jashtëzakonshëm në radhët e qytetarëve të Malit të Zi.

Në këtë fushatë kjo lëvizje është prezantuar me programin “Evropa 2”, e cila po ashtu parasheh rritjen e pagave, pensioneve, mirëqenien e përgjithshme dhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE). Edhe pse kjo lëvizje ka kuota të larta në sondazhe, vështirë se ajo do të mund ta formojë vetë qeverinë e re, që të jetë e qëndrueshme me detyra prioritare e ta nxjerrë vendin nga kriza shumëvjeçare politike dhe ekonomike dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nga lëvizja “Evropa tani” kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion pas-zgjedhor me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-liderit Millo Gjukanoviq. Por, pas të gjitha ngjarjeve të ditëve të fundit dhe pas aferës me letrën e Do Von, kjo lëvizje ka thënë se nuk dëshiron partneritet pas-zgjedhor me koalicionin e Demokratëve të Aleksa Beçiqit, respektivisht me lëvizjen URA të Dritan Abazoviqit, shkruan KP.

Për shkak të kësaj situate të krijuar, një pjesë e analistëve dhe njohës të situatave politike nuk e kanë përjashtuar as mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse asnjë koalicion apo subjekt nuk do të ketë shumicën absolute prej 41 vendeve në Parlamentin e Malit të Zi.

Pak ditë para zgjedhjeve, Mali i Zi është përballur me mesazhe kërcënuese për vendosjen e lëndëve plasëse dhe bombolave helmuese në disa institucione shtetërore. Pjesë e institucioneve që janë kërcënuar janë shkollat, ndërtesa e Kuvendit, institucionet parashkollore, godina gjykatash, prokurori, disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare në pesë qytete.

Tags: Jakov MillatoviqMali i Zizgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

Parashikimi i motit për të shtunën

Moti sot me diell e vranësira

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën