TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot, Maqedonia e Veriut voton në zgjedhjet lokale

by teve1
3 orë ago
0
A A
Sot, Maqedonia e Veriut voton në zgjedhjet lokale

Në Maqedoninë e Veriut mbahet raundi i parë i votimit për zgjedhjet komunale.

Zgjedhjet e sotme lokale janë zgjedhjet e teta lokale qe nga pavarësia e vendit në vitin 1991.

Fushata ka përfunduar zyrtarisht më 17 tetor në mesnatë, e ndjekur nga heshtja zgjedhore para votimit.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura.

Votimi do të zhvillohet në 3.474 qendra votimi për 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista për këshillat komunale me gjithsej 10.490 kandidatë.

Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar bashkie – 16.

Qytetarët do të votojnë në të 80 komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe anëtarët e këshillave komunalë.

Ndër partitë shqiptare në garë janë koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim AKI.

Izet Mexhiti nga VLEN dhe Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI garojnë për kryetar të Komunës së Çairit.

Bilall Kasami nga VLEN dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI në Tetovë.

Daut Beqiri nga VLEN është kandidat për komunën e Haraçinës.

Erkan Arifi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI është në garë për të parin e Likovës. Blerim Sejdiu nga VLEN është në garë për kreun e komunës së Zhelinës.

Selver Hajdini është kandidat nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI për komunën e Kumanovës.

Sebaudin Dauti është kandidat i VLEN-it për Gostivar, Fisnik Mela, kandidat i VLEN për kryetar të Dibrës, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim AKI garon me Arsim Dalipin për komunën e Strugës.

Visar Ademi është kandidat i pavarur shqiptar në garën për kreun e Gostivarit. Një tjetër kandidat i pavarur shqiptar do të garojë për Strugën – Mendi Qyra.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka kryer përgatitjet në kuadër të kompetencave të saj, me qëllim zbatimin e pandërprerë dhe të sigurt të procesit zgjedhor dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike, të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe demokratike.

Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim dhe ata që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, kanë votuar ditën e shtunë – 18 tetor.

Sipas KSHZ-së, deri në orën 15:30, nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, të cilët kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, e kanë ushtruar gjithsej 5.385.

Madje, nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim të drejtën e votës deri në orën 15:30 e kanë ushtruar 810.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare deri në orën 15:30 nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, kanë votuar 135 votues.

Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga mbi 1.400 vëzhgues, vendas dhe të huaj. Numri më i madh i vëzhguesve vjen nga ODIHR, shoqata “Wake up” dhe “Civil”

Të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 ndodhen në vend.

Numri i përgjithshëm i votuesve të rinj në listën zgjedhore është 25 mijë e 603.

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të votuesve të regjistruar – 474.304, pasuar nga Kumanova 94.041, Tetova 87.878, Gostivari 82.893 dhe Manastiri 77.253.

Komunat me më pak votues janë Lozova me 1.905, Vevçani 2.092 dhe Novaci me 2.429 qytetarë me të drejtë vote.

Qendra më e madhe votimi ndodhet në lagjen Butel të Shkupit, me gjithsej 1.432 votues.

Në 70 qendra votimi numri i votuesve tejkalon 1.000, dhe aty ku ka qenë e mundur, për funksionalitet më të mirë, votuesit janë ndarë në qendra fqinje.

Në diasporë nuk do të ketë votim të organizuar, por qytetarët jashtë vendit mund të votojnë nëse kthehen në Maqedoni gjatë ditës së zgjedhjeve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është planifikuar për datën 2 nëntor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dalja në zgjedhje në Maqedoni deri në orën 09:15, vetëm 3%

Dalja në zgjedhje në Maqedoni deri në orën 09:15, vetëm 3%

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, KSHZ: Vendvotimet u hapën në kohë

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, KSHZ: Vendvotimet u hapën në kohë

1.451 vëzhgues vendas dhe të huaj do të monitorojnë zgjedhjet lokale në Maqedoni

1.451 vëzhgues vendas dhe të huaj do të monitorojnë zgjedhjet lokale në Maqedoni

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Operacion policor në Zubin Potok dhe Zveçan, dyshohet se është arrestuar një person

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Dalja në zgjedhje në Maqedoni deri në orën 09:15, vetëm 3%

Dalja në zgjedhje në Maqedoni deri në orën 09:15, vetëm 3%

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Tre shtetas të Serbisë sulmohen fizikisht në Leposaviq

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, KSHZ: Vendvotimet u hapën në kohë

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, KSHZ: Vendvotimet u hapën në kohë

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

Punëtori i lënduar në Shtime vdes në QKUK, Policia nis hetimet

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë-Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e mitur në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën