Sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
Ceremonia pritet të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, tek objekti i ish-Qendrës për Studime Universitare të FSK-së duke filluar nga ora 10:00.
Në këtë inaugurim do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.