Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të fillojë javën testuese e rrugës që ishte njëkahëshe te rrethi në hyrje të Prishtinës.
Sipas njoftimit të Komunës, duke filluar nga ora 08:00 nis një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore, shkruan teve1.info
“Ju njoftojmë se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/