Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka njoftuar se do të dorëzojë padi nga Qeverisë së Kosovës për për anulimin e vendimit s (nr. 02/273, datë 31.10.2025), për aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe së bashku me padi do të dorëzohet edhe propozimi vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.
Dorëzimi i padisë do të bëhet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative (Pallati i Drejtësisë), Hajvali, Prishtinë në ora 10:30
Pas dorëzimit të padisë, Drejtori Ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegoj qëllimin e kësaj padie, e cila lidhet me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Qeverinë, si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit.







