Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK do të mbaj sot protestë paqësore duke filluar nga ora 10:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe para zyrave të KEK-ut.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, protesta është organizuar në shenjë proteste kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij departamenti, pagave të ulëta, dhe kushteve të rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.