TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sormaz thotë se ka dyshime që Radojiçiq ka transferuar pasurinë e tij në Rusi

by Venhar Isufi
1 vit ago
7 1
A A

Autorësinë e sulmit terrorist në Banjksë të Zveçanit e pranoi, por kryeterroristi Millan Radojçiq për këtë krim ende nuk është ndëshkuar.

Radojiçiq i cili më 24-shtator të vitit 2023 sulmoi policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, po i shmanget drejtësisë në Beogradin zyrtar.

Por, kryeterroristi tashmë dyshohet se ka kaluar pasurinë e tij në Rusi.

Ish deputeti serb i Partisë Progresive Serbe, Dragan Sormaz thotë që një informacion i tillë ka qarkulluar në mediet serbe, pastaj është zhdukur nga publiku.

Përveç transferimit të kapitalit, ka dyshime që edhe vetë Radojiçiq ka bërë përpjekje të shkoj në kryeqytetin rus, por atje i është ndaluar hyrja nga autoritetet.

“Një informatë shumë e shkurtër që është shfaqur në disa media dhe është zhdukur nga publiku në Serbi, është që Radojiçiq ka hapur disa firma në Moskë, ka kaluar kapitalin atje, por kur është dashur ai të shkonte atje, me gjasë rusët nuk e kanë lejuar të shkojë. Sa është kjo e saktë nuk e di, por kjo është shfaqur në një moment nëpër mediet në Serbi. Nëse është e saktë është një tregues që ndoshta ata në këto bisedime me Trumpin, kanë pozitat e caktuara që priten ndaj Kosovës dhe Serbisë”, tha ish-deputeti i SN-së.

Ish-deputeti i partisë së presidentit serb, Aleksandër Vuciq nuk pret që Prokuroria në Beograd të ngrit aktakuzë ndaj terroristit Radojiçiq.

“Ai është i lirë, dhe pavarësisht që e kërkon INTERPOL-i ata nuk e dërgojnë.

Prokurori ka thënë se me gjasë s’do të ketë akuzë kundër tij, sepse nuk ka dëshmi. Kjo është e fundit që kam dëgjuar nga prokurori, dhe prej 1 nëntorit kjo ka qenë temë dhe është folur për këtë nga prokuroria. Këtë e kam përcjell unë, e kam parë që ka ndodhur, por si t’u them, as nuk kam pritur që në Serbi do të ngrihet akuzë kundër tij”, tha ai.

Në anën tjetër, gazetari dhe drejtori i televizionit “ Nova” në Serbi, Slobodan Georgiev, thotë për Tëvë1 se Radojiçiq po vazhdon të endet vërdallë në Kapaonik dhe Beograd.

Ndonëse Radojiçiq dhe vëllezërit Veselenoviq janë në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Georgiev shton se ky fakt është heshtur në Beograd.

“Nuk ka asnjë proces kundër Milan Radojçiqit. Mos të mashtrohet askush me këtë. Të dëshmohet që Serbia ka një shtet ligjor, e kemi marr në pyetje, janë vetëm farsë. Nuk ka asnjë proces kundër Milan Radojçiqit, të gjitha punët e tija vazhdojnë, ai jeton, mendoj lart në Kopaonik, dhe këtu në Beograd, ndërmjet këtyre dy adresave. Atë Ministria Amerikane e Financave e ka cilësuar si pjesë të grupit të krimit të organizuar bashkë me vëllezërit Veselinoviç. Ky fakt është heshtur plotësisht në Serbi, nga ana e pushtetit, nga gjykata, nga prokurori. E prokuroria”, tha gazetari Slobodan Georgiev.

Në Kosovë, institucionet e Drejtësisë por edhe ekzekutivi kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, ekstradimin e Millan Radojiçiq për të dalë para drejtësisë për sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

Mashtrimi me kriptovaluta prej 12 mijë eurosh, një muaj paraburgim për dy të pandehurit në Ferizaj

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

Karburanti amerikan mund të përdoret në Evropë për të shmangur mungesat e mundshme

Karburanti amerikan mund të përdoret në Evropë për të shmangur mungesat e mundshme

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Rubio thotë se SHBA-ja pret përgjigjen e Iranit të premten

Rubio thotë se SHBA-ja pret përgjigjen e Iranit të premten

Sulmet izraelite vrasin nëntë persona në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Të paktën 10 persona të vrarë në sulmet e reja izraelite në Liban

Moti i keq përfshin Vlorën, erërat e forta rrëzojnë disa pemë

Moti i keq përfshin Vlorën, erërat e forta rrëzojnë disa pemë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën