TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sormaz: Radoiçiq është në Kopaonik

Ish-deputeti i SNS-së në Serbi, Dragan Sormaz në një intervistë për Tëvë1 ka ngrit alarmin se persona të afërt të Milan Radoiçiq po kujdesen vazhdimisht për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pasi që ky i fundit nuk po i beson Policisë dhe Ushtrisë në Serbi. Sormaz thotë se Milan Radoiçiq nuk po e ka guximin të del në publik pasi që mund të arrestohet, i njëjti po vazhdon të qëndroi në Kapaonik.

by Venhar Isufi
10 muaj ago
2 0
A A

Persona të gjatë e me mjekra të zeza, u panë rrugëve të NISH-it në Serbi të hënën.

Të njëjtit  dyshohet se janë persona të afërt të Milan Radoiçiq, i cili me grupin e tij kreu sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zevçanit ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Alarmin e ngriti ish-deputeti i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuciq, Dragan Sormaz i cili publikoi këtë fotografi, duke treguar se njerëzit e afërt të Radoiçiq, kanë marrë një detyrë të re.

“Dihet që pas dështimit të aksionit në Banjskë, njerëzit e Radojçiçit janë në Serbi, e Radojçiçi është në Kopaonik, aty sillen s’kanë ku të shkojnë”, thotë ai.

E keni parë në mitingun e Vuçiqit para 2-3 javëve në Beograd. Aty Zvonko Veselinoviç ishte në radhë të parë, por Radoiçiqi nuk është askund. Frikësohet nga burgosja dhe deportimi në Kosovë. Njerëzit e tij janë këtu aktiv, dhe kanë qenë në Nish në atë rrethin e parë më të ngushtë të sigurimit të Vuçiqit.”

Sormaz në një intervistë për TËVË1, thotë se përveç njerëzve të Radoiçiqit, Vuçiq ruhet edhe nga tifozë dhe grupe kriminale që operojnë në Serbi.

“Ata janë në sigurimin e Vuçiçit, por nuk janë vetë. Janë edhe grupe të tifozëve, grupe kriminele, të cilët me një arsye të thjeshtë janë në mbrojtje të Vuçiçit sepse ai nuk mund t’i besojë më ushtrisë dhe policisë. Është e qartë që policia nuk dëshiron të kalojë atë që e kërkon ligji – të ruajnë rendin dhe qetësinë. E Vuçiqi në anën tjetër kërkon të sjellë përleshjen ndërmjet forcave të rendit dhe qytetarëve. Pra, ata që e mbrojnë Vuçiqin janë këta njerëzit e Radojçiçit dhe disa grupe të tifozëve e kriminale”, thotë ai.

Njerëzit e afërt të Radoiçiqit, Sormaz thekson se shihen çdo ditë pranë ndërtesës presidenciale në Beograd.

“Po u akuzua, po u burgos, apo po u dënua, Radojçiçi mund të tregojë shumëçka, duke ia rrezikuar Vuçiqit pushtetin, të cilin zor se do të mund ta mbajë deri në fund të këtij viti”, thotë Sormaz.

Për muaj të tërë, studentët protestuan kundër politikave të Aleksandar Vuçiq, sidomos pas shembjes së stacionit të trenit në Novi Sad, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën