TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sopjani: Opozita duhet të reflektojë dhe ta votojë Qeverinë, për të miratuar buxhetin

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Sopjani: Opozita duhet të reflektojë dhe ta votojë Qeverinë, për të miratuar buxhetin

Avokati, Shkëlzen Sopjani ka vlerësuar se mbajtja e seancës së Kuvendit për miratimin e buxhetit, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit të RTK-së, përpara seancës për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, paraqet vështirësi nga aspekti ligjor dhe kushtetues.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Sopjani ka kujtuar se vendimi i mëhershëm i Gjykatës Supreme ndalon qeverinë në detyrë të marrë vendime të rëndësishme, përfshirë propozimin e projektligjeve, siç është edhe Ligji për Buxhetin.

“Është pak problematike nga këndvështrimi ligjor, duke pasur parasysh edhe vendimin e Gjykatës Supreme, e cila ka përcaktuar se një qeveri në detyrë, pra me kompetenca të kufizuara, nuk mund të marrë vendime të tilla. Qeveria në detyrë nuk mund të propozojë ligje në Kuvend, dhe kjo është e rregulluar me rregulloren për qeverinë”, tha Sopjani.

Sopjani ka kërkuar nga opozita që të reflektojë dhe të mbështesë zgjedhjen e Qeverisë së re, me qëllim që të shmangen problemet ligjore dhe kushtetuese që lidhen me miratimin e buxhetit të Kosovës.

Sipas tij, duke qenë se buxheti është dokument jetik për funksionimin normal të institucioneve, përfshirë pagesën e shërbyesve civilë, vendi nuk duhet të hyjë në bllokada të panevojshme.

“Votimi i buxhetit është jetik në fazën ku ka ardhur Kosova. Pa buxhet, nuk dihet si do të sigurohen mjetet për pagat dhe funksionet bazë të institucioneve.Do të ishte më mirë që fillimisht të zgjidhej Qeveria e re, e cila më pas do ta procedonte buxhetin në mënyrë të rregullt ligjore. Opozita duhet të reflektojë dhe ta votojë qeverinë, nëse ky është çelësi për t’i shmangur problemet ligjore e kushtetuese dhe për të siguruar miratimin e buxhetit”, ka deklaruar Sopjani.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e mërkurë) dy seanca të thirrura nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekjen për të çuar përpara procesin e formimit të Qeverisë së re, por edhe çështje të buxhetit e miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

Deputeti i LVV-së: Të gatshëm për zgjedhje, nuk lëshojmë pe përballë atyre që nuk duan zgjidhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Ditari: 07.04.2026

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Ditari: 07.04.2026

Ditari: 07.04.2026

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën