TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sopjani: Kurti mund t’i ofrojë LDK-së bashkëqeverisjen, sepse aty e ka nën kontroll

by teve1
3 muaj ago
2
A A
Sopjani: Kurti mund t’i ofrojë LDK-së bashkëqeverisjen, sepse aty e ka nën kontroll

Juristi, Shkelzen Sopjani ka deklaruar se nuk beson që kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i gatshëm t’ia ofrojë Lidhjes Demokratike të Kosovës postin e presidentit, në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për formimin e institucioneve.

Duke folur për afatin e mbetur për krijimin e institucioneve, mundësitë e bashkëpunimit të LVV-së me partitë e tjera dhe takimet e zhvilluara të premten me PDK-në dhe LDK-në, Sopjani ka thënë se beson se Kurti do të ishte më i gatshëm t’i ofronte LDK-së pozita në ekzekutiv, përfshirë drejtimin e Qeverisë.

“Nuk besoj që Albin Kurti është i gatshëm t’ia japë pozitën e presidentit LDK-së. Besoj se është më i gatshëm t’i japë pozita të tjera, me theks të veçantë Qeverinë, sepse aty e ka më të lehtë ta mbajë nën kontroll partnerin e koalicionit dhe, nëse është e nevojshme, ta prishë koalicionin pa e rrezikuar Qeverinë, pasi i ka numrat”, është shprehur Sopjani.

Ai ka shtuar se, me përbërjen aktuale parlamentare, nuk pret që Kurti të hyjë në një marrëveshje që do t’ia jepte LDK-së postin e presidentit.

“Sa i përket presidentit, nuk besoj se me këta numra ai është i gatshëm të hyjë në një marrëveshje të tillë, duke pasur parasysh se presidenti është shumë i vështirë të largohet nga detyra dhe mund të ndikojë në politikëbërjen e përditshme për shkak të rolit dhe kompetencave që ka”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën