TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sopjani kritikon Osmanin: Po relativizon sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese

by Tëvë1
1 vit ago
3
A A
Sopjani kritikon Osmanin: Po relativizon sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese

Avokati Shkëlzen Sopjani ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dhëna në një konferencë të fundit për media, duke e akuzuar atë për mungesë ndaj sistemit të drejtësisë dhe për relativizim të sulmeve që, sipas tij, po i bëhen Gjykatës Kushtetuese.

“Porosia më e keqe që dha në konferencë presidentja, e cila e ka obligim kushtetues dhe ligjor që t’i dalë në krah sistemit të drejtësisë dhe ta mbrojë atë, është relativizimi i sulmeve ndaj këtij sistemi, veçanërisht ndaj Gjykatës Kushtetuese,” ka deklaruar Sopjani.

Ai ka kujtuar edhe një rast të mëhershëm, kur sipas tij, presidentja e kishte sulmuar një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim të zvarritjes së procesit të formimit të institucioneve dhe të ruajtjes së individëve të caktuar në pozita qeverisëse “pa të drejtë”.

“Kjo nuk është hera e parë që po ndodh sepse para disa javësh u sulmua një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidentja me qëllim të kontributit të saj shtyrjen apo zhegitjen e themelimit të institucioneve dhe mirëmbajtjen së individëve të caktuar në pozita qeverisëse nëse mundem me thënë pa të drejtë”, tha ai.

Sipas Sopjanit, për më shumë se një vit Kosova është peng i partive politike pa dallim, të cilat, sipas tij, e kanë bllokuar vendin dhe po e mbajnë peng formimin e institucioneve me kapacitete të plota.

Ai gjithashtu shtoi se Kuvendi ende nuk është konstituuar, duke e konsideruar këtë një tjetër pasojë të krizës politike dhe institucional.

“Që një vit Kosova është peng i këtyre partive politike pa dallim, të njëjtit po e mbajnë peng këtë vend, Kosova është pa institucione stabile dhe pa institucione me kompetenca të plota, pra është në infuzion. Mesazhet e Vjosa Osmanit janë thjesht që populizmi po kryen punë dhe nuk është problemi te mirëqenia e shtetit vendit, por problemi është  te popullzimi…….Kuvendi nuk është konstitua ende sepse për konstituim të Kuvendit kërkohen nënkryetarët dhe kryetarët”, ka deklaruar Sopjani./teve1.info/

Tags: Gjykata KushtetueseShkelzen SopjaniTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

​Rasti i Arlinda Zekajt, sot nis hetimi parlamentar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën