TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sondazhi i KDI-së: Qytetarët me besueshmëri të ulët në sistemin e drejtësisë, kërkojnë reformë

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Sondazhi i KDI-së: Qytetarët me besueshmëri të ulët në sistemin e drejtësisë, kërkojnë reformë
Gjatë prezantimit të të dhënave hulumtuesi i KDI-së Arbër Thaçi, theksoi se sondazhi prej 6 pyetjeve, është realizuar me metodën e Omnibusit, në të cilin kanë marrë pjesë 1065 respodentë të moshës mbi 18 vjeç nga i gjithë territori i Kosovës.
Me këtë sondazh është synuar të nxirren perceptimet dhe dispononi i qytetarëve për nevojën e reformës në sistemin e drejtësisë, besueshmërinë e qytetarëve në organet e drejtësisë, çështjen e Vetingut dhe Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dy procese që janë në qendër të reformës në drejtësi.
Në pyetjen e parë drejtuar qytetarëve, lidhur me atë se sa i besojnë ata sistemit të drejtësisë në Kosovë, ku vlera 1 është aspak dhe 5 plotësisht, mesatarja e besueshmërisë ka rezultuar të jetë 3.14.
Në pyetjen e radhës drejtuar qytetarëve se çfarë do të thotë për ata reforma e thellë në drejtësi, për 52.6% dhe 47.9% të qytetarëve reforma fokusohet kryesisht në rritje të kualitetit të gjykatave, respektivisht për qytetarët reforma përfaqëson gjyqtarë profesional dhe gjykata të pavarura.
Ndërsa, për 40.7% të qytetarëve të anketuar reforma në drejtësi do të thotë luftë më efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në anën tjetër, 39.4% dhe 36.4% e qytetarëve e shohin reformën në drejtësi në zgjidhjen më efikase të rasteve gjyqësore dhe qasje më të lehtë në sistemin e drejtësisë.
Në pyetjen pasuese qytetarët janë pyetur se a mendojnë që sistemi i drejtësisë mund të reformohet. Lidhur me këtë, një përqindje shumë e lartë e qytetarëve prej 70.8% janë të mendimit se reforma në drejtësi është e mundur, për dallim nga 19.3% që mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk mund të reformohet.
Kur janë pyetur për çështje konkrete të reformës në drejtësi si çështja e vetingut, Thaçi theksoi se kjo pyetje ka pasur për qëllim të nxjerr në pah se sa e kuptojnë qytetarët çështjen e vetingut në drejtësi.
Nga rezultatet e sondazhit del se procesi i vetingut për përqindjen më të lartë të qytetarëve, konkretisht mbi gjysmën e tyre prej 53.2% dhe 50% nënkupton vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, respektivisht vlerësimin e prejardhjes së pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në anën tjetër, për një shumicë të konsideruar të qytetarëve (49.7%), procesi i vetingut nënkupton vlerësim të aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kur janë pyetur se sa e përkrahin ata vetingun në sistemin e drejtësisë, shumica e qytetarëve, konkretisht 73.7% e tyre janë deklaruar në mbështetje të këtij procesi, për dallim të 13.1% të qytetarëve që nuk janë dakord që ky proces të ndodhë.
Në pyetjen e fundit pjesë të këtij sondazhi, qytetarët janë pyetur edhe për çështjen e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme, që është po ashtu pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë.
Konkretisht për këtë çështje qytetarët janë pyetur se a e përkrahin idenë e krijimit të një organi të tillë. Lidhur me këtë, 76.6% e të anketuarve kanë shprehur mbështetje për krijimin e Byrosë Shtetërore, me 11.8% e tyre që nuk e mbështesin një gjë të tillë.
ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK kërkon heqjen e akcizës për naftën dhe lirim prej 50% nga TVSH-ja

AAK kërkon heqjen e akcizës për naftën dhe lirim prej 50% nga TVSH-ja

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Përshkallëzohen sulmet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën