TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sonda indiane ulet në polin jugor të hënës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sonda indiane ulet në polin jugor të hënës

Më 23 gusht India u bë vendi i parë që uli një sondë robotike pa pilot në polin jugor të hënës. Ekspertët thonë se misioni shënon një moment historik në përpjekjet e Indisë për të dalë në vijën e parë të eksplorimit të hapësirës.

Ulja e sondës së Indisë në polin jugor të hënës u shoqërua me duartrokitje, vendi i parë që arrin në këtë rajon.

“Realizuam një ulje të butë në hënë. India është në hënë”, tha kreu i Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore, Sreedhara Somanath.

Mëngjesin pas zbritjes në hënë, një rover robotik doli nga sonda për të matur terrenin e thyer dhe të paeksploruar të polit jugor, gjatë dy javëve të ardhshme. Ky është objektivi tjetër kritik i misionit Chandrayaan-3.

“Këto eksperimente, këto instrumente do të realizojnë arritje të reja shkencore”, thotë Chaitanya Giri, shkencëtar i hapësirës në Universitetin Flame.

Ndërsa është rritur interesi për të eksploruar hënën, me synimin për të shfrytëzuar burimet natyrore, shkencëtarët po përpiqen të konfirmojnë praninë e ujit në hënë.

“Prania e ujit ose akullit në polin e jugut është premtuese. Nëse njerëzit do të shkonin ndonjëherë, ky akull do të shkrihej dhe më pas do të përdorej për oksigjen dhe ujë për përdorim nga njeriu dhe për të prodhuar lëndë djegëse për udhëtimin e kthimit”, thotë shkencëtari Amitabha Ghosh.

Misioni po shihet si dëshmi e përparimeve teknologjike të Indisë – vetëm Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë zbritur në hënë. Kjo është hera e parë që një sondë ulet në polin jomikpritës të jugut. Katër vjet më parë misioni i Indisë dështoi. Një javë më parë Rusia dështoi gjithashtu.

“Asnjë nga sondat hapësinore nuk është ulur në polet e trupave të sistemit diellor. Nuk kemi zbritur në polin jugor apo verior të Marsit, Venusit apo Titanit. Pra ky është eksploruesi i parë polar i çdo lloji”, thotë Chaitanya Giri, shkencëtar i hapësirës në Universitetin Flame.

Arritja e një uljeje të butë është aftësi kyçe që mund të hapë rrugën për misione më ambicioze në të ardhmen.

“Krijon besim për të hartuar plane jo vetëm për të shkuar në hënë dhe Mars dhe ulur në planetin e kuq, por në të ardhmen për të shkuar në planetin Afërditë dhe planete të tjera”, thotë kreu i Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore Sreedhara Somanath.

Tashmë janë planifikuar disa misione. Muajin e ardhshëm do të nisë një mision për të studiuar diellin dhe një tjetër mision me njerëz në hapësirë. Shkencëtarët thonë se programi hapësinor i Indisë ka bërë përparime të rëndësishme në një hark kohor relativisht të shkurtër. India u bë vendi i parë aziatik që dërgoi një sondë në orbitën e Marsit një dekadë më parë. Ky është misioni i tretë i Indisë drejt hënës./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Kraki: Gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime për presidentin

Kraki: Gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime për presidentin

“Këndi i Debatit” 02.04.2026

“Këndi i Debatit” 02.04.2026

Mungesa e drejtësisë për Kralanin, Dragan Zhivanoviq s’u gjykua asnjëherë

Mungesa e drejtësisë për Kralanin, Dragan Zhivanoviq s’u gjykua asnjëherë

“Prisnim me na shkel me tanke”- i mbijetuari rrëfen tmerrin e masakrës së Kralanit

“Prisnim me na shkel me tanke”- i mbijetuari rrëfen tmerrin e masakrës së Kralanit

FMN parashikon rritje ekonomike në Kosovë, njohësit vlerësojnë se jeta do të shtrenjtohet

FMN parashikon rritje ekonomike në Kosovë, njohësit vlerësojnë se jeta do të shtrenjtohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën