TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sofra e varfër e familjes Gashi nga Podujeva

Tash e një vit, shkaku i kushteve të rënda, Mevlude Gashi me familjen e saj u vendosën në lagjen e Kuvajtit në Podujevë. Mirëpo për ta ende është një jetë e vështirë, pasi që po përballen edhe me sëmundje.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Sofra e varfër e familjes Gashi nga Podujeva

Një vit më parë u larguan nga shtëpia, për tu vendosur në lagjen e Kuvajtit në Podujevë.

Mevlude Gashi thotë se shtëpia nuk i plotësonte kushtet për jetesë.

“Edhe aty, veç ni kuzhinë e kena pas, qaty qysh mujshim”, thotë ajo.

Gëzimi i vërehet lehtë në fytyrë teksa tregon për shtëpinë e saj të re.

Që para një viti, Mevlude Gashi me bashkëshortin dhe tre fëmijët u bënë banorë të përhershëm të kësaj prone.

Shkaku i kushteve të rënda, kjo familje u bë pjesë e Lagjes së Kuvajtit, bashkë me familjet e dëshmorëve dhe jetimëve në Podujevë.

Por në dhjetorin e ftohtë, për t’i tharë rrobat e familjarëve ajo i vendosë në rrethojat e oborrit.

Një nga një i sjell në sallonin të cilin e mban ngrohtë me drutë që i mban afër shporetit.

“I kam qitë se krejt këtu me i terë, ku me i lanë, ku me i qitë”, shprehet ajo.

Kështu thotë Mevlude Gashi, pasi që temperatura në korridor dhe në dy dhomat tjera është e ulët.

Për këtë arsye, nga lagështia, muret e kësaj vatre janë dëmtuar nga myku.

E rrezik për anëtarët e kësaj familjeje janë edhe prizat e hapura.

Mirëpo e zonja e shtëpisë, bashkë me burrin e saj vuajnë edhe nga sëmundjet të cilat jo rrallë herë i lënë pa fuqi.

“Burri ma shumë prej unazave, ai e unë qeshtu prej tensioni, prej zemre, dihet që kur të rrokë tensioni edhe zemra. Edhe unazat, vallahi s’o moti, në shtator dhjetë ditë gati kam nejt ratë prej këtyre pa lëvizë vendit. Marre po më vjen me thanë veç fëmija kur më kapshin më qitshin”, thotë Gashi.

E gjatë kohës që pret fëmijët dhe bashkëshortin të kthehen, vetminë e saj e thyen me tingujt e të vetmes pajisje që posedojnë në shtëpi.

Ngadalë, teksa mbrëmja vjen, Mevlude Gashi merr edhe rrobat e fundit që i kanë mbetur, me shpresën se dikush do t’ju ndihmojë, e se ditë më të mira do të vijnë…

Tags: Familja GashiPodujeve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën