TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Snapchat do të mbyllë dhjetëra llogari të fëmijëve nën 13 vjeç

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aplikacionet më të përdorura nga shqiptarët

Një projektligj pritet të miratohet së shpejti në Britani dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtje të tilla si pornografia

Snapchat do të mbyllë llogaritë e dhjetra fëmijëve në Britani nga platforma e tij çdo muaj, krahasuar me rivalin Tik Tok, sipas të dhënave të brendshme që kompanitë. Platformat e mediave sociale si Instagrami, TikTok dhe Snapchat kërkojnë që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç. Këto kufizime synojnë të mbrojnë privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve të vegjël. Projektligji i planifikuar synon mbrojtjen e përdoruesve të mediave sociale nga përmbajtja e dëmshme si pornografia e fëmijëve. Sipas të dhënave të para nga Reuters, TikTok midis Prillit 2021 dhe Prillit 2022, kishte bllokuar mesatarisht rreth 180,000 llogari në Britani çdo muaj, ose rreth 2 milionë për një periudhë 12-mujore.

Në të njëjtën periudhë, Snapchat zbuloi se kishte hequr afërsisht 60 llogari në muaj. Ekspertët e sigurisë shprehen se platforma Snapchat nuk ka bërë aq sa duhet për të mbajtur larg fëmijët nën 13 vjeç që të dispononin një llogari.

Hulumtimet e fundit tregojnë se të dy aplikacionet janë njësoj të popullarizuar ku numrin më të lartë e kanë llogaritë e hapura nga përdoruesit e mitur. Fëmijët kanë gjithashtu më shumë gjasa të krijojnë llogarinë e tyre private në Snapchat, në vend që të përdorin atë të prindërve. Aktualisht, kompanitë e mediave sociale janë përgjegjëse për vendosjen e kufijve të moshës në platformat e tyre. Megjithatë, sipas projektligjit të sigurisë në internet, atyre do t’u kërkohet me ligj që të respektojnë këto kufizime dhe të demonstrojnë se si po e bëjnë këtë, për shembull nëpërmjet teknologjisë së verifikimit të moshës.

Kompanitë që nuk respektojnë kushtet e tyre të shërbimit përballen me gjobë deri në 10% të xhiros së tyre vjetore. Në vitin 2022, hulumtimi i Ofcom zbuloi se 60% e fëmijëve të moshës tetë dhe 11 vjeç kishin të paktën një llogari të mediave sociale , shpesh të krijuar duke dhënë një datë të rreme lindjeje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apple tregon se çfarë do të ndikojë për keq në baterinë e iPhone!

Apple tregon se çfarë do të ndikojë për keq në baterinë e iPhone!

Drejtori ekzekutiv i Apple publikon fotot e para të shkrepura me iPhone 17 Pro Max

Drejtori ekzekutiv i Apple publikon fotot e para të shkrepura me iPhone 17 Pro Max

Dua Lipa mahnit New York-un, transmeton videon virale ku shihet duke kënduar në Pallatin e Rinisë

Dua Lipa mahnit New York-un, transmeton videon virale ku shihet duke kënduar në Pallatin e Rinisë

YouTube shton funksione e reja AI për krijuesit e përmbajtjeve dhe Shorts

YouTube shton funksione e reja AI për krijuesit e përmbajtjeve dhe Shorts

Vendet që kanë njohur Palestinën deri tani në samitin e OKB-së

Vendet që kanë njohur Palestinën deri tani në samitin e OKB-së

Luksemburgu bëhet vendi i fundit që njeh shtetin e Palestinës

Luksemburgu bëhet vendi i fundit që njeh shtetin e Palestinës

Malta njeh Palestinën, Belgjika vendos njohje të kushtëzuar

Malta njeh Palestinën, Belgjika vendos njohje të kushtëzuar

Ibishi: Renditja e Kosovës në Gallup pasqyron meritat e qytetarëve

Ibishi: Renditja e Kosovës në Gallup pasqyron meritat e qytetarëve

Kryeministri spanjoll: Njohja e Palestinës urgjente, por populli atje po shfaroset

Kryeministri spanjoll: Njohja e Palestinës urgjente, por populli atje po shfaroset

“Presidentja po harxhon paratë e taksapaguesve në New York, asnjë njohje për Kosovën” – Spahiu kritikon Osmanin

“Presidentja po harxhon paratë e taksapaguesve në New York, asnjë njohje për Kosovën” – Spahiu kritikon Osmanin

Monako bëhet vendi i radhës që njeh shtetin e Palestinës

Monako bëhet vendi i radhës që njeh shtetin e Palestinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën