TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Smajljaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhje për krizën por ikje nga përgjegjësia

by teve1
1 vit ago
1
A A
Smajljaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhje për krizën por ikje nga përgjegjësia

Analisti, Avdi Smajljaj vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mund ta zhbllokonin ngërçin aktual politik në vend.

Megjithatë, Smajljaj zgjedhjet i sheh si ikje të subjekteve politike nga përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe Kosovës.

Ai ka shtuar se votat janë marrë për të shkuar në zgjedhje pas katër vitesh e jo sa herë që dëshirojnë partitë.

“Ndoshta zgjedhjet mund ta zhbllokojnë krizën. Megjithatë unë zgjedhjet i shoh një ikje nga përgjegjësia që e kanë partitë politike sepse i kanë marrë votat jo për të shkuar në zgjedhje por për të bërë Kuvendin dhe për të bërë Qeverinë dhe për të qeverisur. Votat janë marrë për të shkuar në zgjedhje pas katër vitesh e jo për të shkuar në zgjedhje çdo dy-tre muaj kurdo që iu teket partive sepse vërtetë zgjedhjet kanë një kosto të lartë institucionale ekonomike, mirëpo aktualisht edhe legalisht është e pamundur që pa u konstituuar Kuvendi të shpërbëhet. Pra partitë edhe për këtë kanë nevojë për një marrëveshje dhe frika tjetër pastaj është që rezultati mund të jetë i njëjtë përafërsisht prapë mund të kemi numra të njëjtë prapë kriza e njëjtë dhe prapë zgjedhje”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkaq, në pyetjen se kush do të mund të humbiste votues më shumë nëse do të mbaheshin zgjedhjet e reja, Smajljaj është përgjigjur se do të rrezikonte Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, qëllimi i votuesve do të duhej të ishte penalizimi i atyre që nuk përmbushen obligimin për çfarë e morën votën.

“Është pak kohë e shkurtër mendoj që më shumti që do ta ndikonte votën aktualisht nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme është tek përgjegjësia e atyre që nuk po e konstituojnë Kuvendin. Faktori kryesor te votuesi do të duhej të kishte një lloj penalizimi por unë nuk e fajësoj vetëm një parti por faji është tek të gjitha partitë politike mirëpo pesha ose masa e fajit varet nga numri i përqindjes që e kanë partitë. Mirëpo besoj që tek votuesit nëse mbahen këto zgjedhje të jashtëzakonshme qëllimi aktualisht do të duhej të ishte penalizimi i atyre që nuk përmbushen obligimin për çfarë e morën votën se nuk kanë marrë votë për të shkuar në zgjedhje por për të qeverisur dhe për t’i zgjidhur problemet që qytetarët i kanë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, të mërkurën ka dështuar edhe tentativa e 19-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit.

As në këtë seancë nuk u arrit të votohej komisioni për votim të fshehtë, i domosdoshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit./teve1.info/

Tags: Avdi SmajljajkuvendiQeveriazgjedhje të jashtëzakonshme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën