TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Smajljaj: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, patriotizëm kozmetik i lodhur, jo substancial

by teve1
4 javë ago
1
A A
Smajljaj: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, patriotizëm kozmetik i lodhur, jo substancial

Politologu, Avdi Smajljaj e ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe si “patriotizëm kozmetik të lodhur”, duke theksuar se një veprim i tillë vjen si pasojë e mungesës së patriotizmit substancial dhe funksionimit të dobët të institucioneve shtetërore.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Smajljaj ka thënë se partitë politike në Kosovë shpesh shfaqin qëndrime kontradiktore, duke vepruar ndryshe jashtë syrit të publikut dhe ndryshe para tij.

“Sipas informacioneve, tinëzisht jashtë publikut, të gjitha partitë politike janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe. Kjo tregon mungesë konsistence, një gjë bëhet prapa skenës, ndërsa një tjetër para opinionit publik. Këtë e shoh si patriotizëm kozmetik të lodhur, në mungesë të patriotizmit substancial”, ka deklaruar ai.

Smajljaj ka theksuar se përgjegjësia për mosfunksionimin e sundimit të ligjit bie mbi partitë politike, pasi ato hartojnë ligjet dhe duhet të mbikëqyrin zbatimin e tyre.

“Nëse nuk funksionojnë organet e sigurisë dhe sundimit të ligjit, adresa e parë ku duhet drejtuar gishti janë partitë politike. Nuk e përjashtoj asnjërën. Funksionimi i shtetit varet drejtpërdrejt nga to, ndërsa mungesa e këtij funksionimi zëvendësohet me patriotizëm për sy e faqe”, është shprehur ai.

Duke folur për qëndrimin ndërkombëtar ndaj Listës Serbe, Smajljaj ka thënë se ai dallon nga perceptimi që ekziston në Kosovë.

“Ndërkombëtarët kanë një pikëpamje tjetër për Listën Serbe. Ata e shohin si një parti që përfaqëson shumicën e komunitetit serb dhe si një mekanizëm për integrimin e këtij komuniteti në institucionet e shtetit të Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas Smajllajt, në rast se Lista Serbe nuk do të certifikohej, pasojat politike për shtetin do të ishin të konsiderueshme, duke pasur parasysh obligimet që Kosova ka marrë me Pakon e Ahtisaarit.

Ai shtoi se kjo çështje është dashur të trajtohet nga institucionet e rendit dhe sundimit të ligjit, e jo t’i lihet KQZ-së, pasi anëtarët e saj nuk kanë kompetencë të mjaftueshme për të ndaluar subjektet politike përmes moscertifikimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

​DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

​Deliu-Kodra: Do t’i diskutojmë të gjitha qëndrimet në grup parlamentar

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën