TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Smajljaj: Partitë po e projektojnë fitoren mbi humbjen e tjetrit, mungojnë programet

by teve1
4 muaj ago
3
A A
Smajljaj: Partitë po e projektojnë fitoren mbi humbjen e tjetrit, mungojnë programet

Politologu, Avdi Smajljaj ka vlerësuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor po karakterizohet nga një gjuhë më e qetë, por me intensitet të lartë.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se shumica e partive politike po e projektojnë fitoren e tyre mbi humbjen e kundërshtarëve, në vend se të ofrojnë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për problemet e qytetarëve.

“Ajo që mund të vërehet më së shumti është se pothuajse të gjitha partitë po e projektojnë fitoren e tyre në humbjen e kundërshtarëve. Nuk po shohim projekte konkrete apo zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për qytetarët, por më shumë një projeksion se do të fitojnë, do të rriten ose do të mbeten aty ku kanë qenë, duke shpresuar që të tjerët do të humbin. Sa i përket gjuhës, ajo duket më e qetë, megjithatë intensiteti i fushatës është mjaft i lartë”, ka vlerësuar ai.

Sipas Smajljajt, partitë ish-opozitare po synojnë një rikthim krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të ruajë pozicionin aktual.

Ai ka shtuar se kandidatët dhe partitë janë shumë aktivë si në media ashtu edhe në terren, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me votuesit në lokacione të ndryshme, çka sipas tij po ndikon në rritjen e intensitetit të fushatës.

“Kandidatët dhe partitë janë shumë aktivë, jo vetëm në media, por edhe në kontakt të drejtpërdrejtë me votuesit në lokacione të ndryshme. Ky intensitet lidhet edhe me përpjekjet e partive ish-opozitare për rikthim krahasuar me vitin 2021, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të ruajë pozicionin aktual”, ka thënë Smajljaj”, ka përfunduar Smajljaj./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Franca riafirmon angazhimin e saj në mbështetje të rimëkëmbjes së Sirisë

Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën