TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

by teve1
31 minuta ago
0
A A
Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Politologu Avdi Smajljaj ka thënë se Kosova duhet të shkojë medoemos në zgjedhje të reja, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për situatën aktuale politike.

Sipas tij, përmes zgjedhjeve të reja do të mund të bëhej një “pastrim afatshkurtër” dhe do t’u rikthehej legjitimiteti institucioneve dhe deputetëve.

Smajljaj, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka deklaruar se situata aktuale politike ka krijuar precedentë që, sipas tij, nuk janë të shëndetshëm për demokracinë dhe nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

“Unë mendoj se dy palë zgjedhjet e kaluara të jashtëzakonshme kanë qenë ndoshta jo të nevojshme, por zgjedhjet tani besoj që janë të domosdoshme, jo vetëm të nevojshme. Arsyeja pse ka zgjedhje të jashtëzakonshme, përveç prishjes së koalicioneve kur qeveria humb mbështetjen në Kuvend, janë edhe skandalet politike. Në këtë rast ne kemi veprime kundërkushtetuese dhe, në afat të shkurtër, sepse në afat të gjatë besoj që dëmi është shumë i madh, kjo mund të përdoret nga një parti në të ardhmen si precedent. Pra, janë krijuar precedentë jo të shëndetshëm për demokracinë, që nuk janë në përputhje me Kushtetutën”, ka deklaruar Smajljaj.

Ai ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të mundësonte rikthimin e legjitimitetit institucional.

“Për të bërë një pastrim afatshkurtër, vendi duhet medoemos të shkojë në zgjedhje. Në këtë mënyrë mund t’i kthehet legjitimiteti edhe deputetëve, edhe Kuvendit, edhe qeverisë që mund të dalë, edhe presidentit që mund të vijë. Në rast se vazhdohet me konstituimin e Kuvendit, qeverisë dhe presidentit, kjo qeveri dhe presidenti do ta kenë mandatin me barrën e jolegjitimitetit”, ka thënë ai.

Ndërkohë, duke folur për seancën konstituive të Kuvendit të planifikuar për nesër, Smajljaj e ka vlerësuar atë si të thirrur jashtë afateve kushtetuese.

“Është vështirë me e pa se a do të konstituohet nesër Kuvendi apo jo. Seanca është thirrur, por është thirrur jashtë afateve kushtetuese. As nuk është afati i njërës palë e as afati i tjetrës, e ka kaluar edhe këtë, do të thotë. Nuk është respektuar as Rregullorja e Kuvendit për çdo 48 orë thirrjen e seancës. Më shumë duket një seancë që mund të quhet ndoshta seancë e vullnetit të kryesuesit Avni Dehari, sesa seancë institucionale për konstituimin e Kuvendit”, ka deklaruar Smajljaj.

Sipas tij, shtyrja e procesit deri më 9 shtator mund të jetë ndikuar edhe nga shtyrja e mëparshme prej 30 ditësh.

“Mendoj që është shtyrë deri më datën 9 ndoshta është pasojë e shtyrjes para 30 ditësh, ku u pa që edhe pse ndodhi ajo shtyrje, nuk kishte shumë zhurmë. Opozita u përpoq pak, por ishte e përçarë”, ka përfunduar Smajljaj./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Sekuestrohen armë në Malishevë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar

Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën