TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Slot flet për ‘problemet’ që ka me Salah: Është shumë i disiplinuar

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Slot flet për ‘problemet’ që ka me Salah: Është shumë i disiplinuar

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, foli për ndeshjen e së nesërmes kundër Sunderlandit, por vëmendja e gazetarëve ishte e përqendruar te statusi i Mohamed Salahut.

Sulmuesi egjiptian e ndoqi nga stoli takimin e fundit në Anfield kundër Nottingham Forest (0:3), pavarësisht se nuk kishte asnjë lëndim. Pas ndeshjes, Salah shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e trajnerit që ta linte mes rezervistëve.

Egjiptiani edhe në sfidën ndaj West Ham ishte në stol dhe nuk u fut fare në fushë.

Në deklaratën e tij, Slot mohoi kategorikisht se mes tyre ka ndonjë problem, por theksoi se e kupton plotësisht reagimin e lojtarit.

“Ky është reagim normal nga një futbollist që është mjaftueshëm i mirë për të luajtur për ne. E them këtë me shumë respekt, sepse ai ka qenë i jashtëzakonshëm për klubin për kaq vite dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen”, tha Slot.

Ai shtoi se pakënaqësia e lojtarit për mosaktivizim është krejt natyrale.

“Sigurisht që nuk ishte i lumtur që nuk luajti titullar. Nuk ishte i vetmi, dhe kjo është normale. Por mënyra se si u soll ishte ajo e një profesionisti të vërtetë. Ai ishte mbështetje e madhe për shokët e ekipit”.

Slot vlerësoi edhe sjelljen dhe disiplinën e Salahut në seancat e fundit stërvitore.

“Ai u soll shumë mirë gjatë gjithë ditës dhe po ashtu edhe dje në stërvitje. Nuk mund të jesh i gatshëm të luash çdo tre ditë në një nivel kaq të lartë nëse ndjek emocionet. Ai është shumë i disiplinuar, di si të qëndrojë në formë, dhe pavarësisht nëse luan mirë, keq, apo nuk luan fare, ai është gjithmonë profesionisti më i mirë. Kështu ka qenë edhe në dy ditët e fundit”, përfundoi Slot.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Agjenti i Klopp përgënjeshtron zërat se ai do të bëhet trajner i Romës

Klopp ia “mbyll derën” Real Madridit

Real Madridi do të jetë pa Mbappen ndaj Levantes

Mbappe i del në mbrojtje Viniciusit

FFK-ja deponon ankesën në CAS

FFK reagon pas shkresës së MKRS-së

Polonia, Sllovakia apo Uellsi? – Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në plejof

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e parë të FIFA-së për vitin 2026

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën