TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Skandali i Alta Bankës në Serbi, pronari në lidhje afariste me Radoiçiqin

by Tëvë1
11 minuta ago
0
A A
Skandali i Alta Bankës në Serbi, pronari në lidhje afariste me Radoiçiqin

Hetimi për Alta Bankën në Serbi po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, pas arrestimit të pronarit të saj, Davor Macura, nën dyshimin për përvetësimin e rreth 45.5 miliardë dinarëve, apo afërsisht 380 milionë eurove. Hulumtimet e mediave investigative serbe kanë zbuluar edhe lidhje afariste mes Macurës dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe kryeterroristit që mori pjesë në sulmin terroristë në Banjskë

Autoritetet serbe kanë nisur një hetim të gjerë ndaj pronarit të Alta Bankës, Davor Macura, dhe dy punonjësve të këtij institucioni financiar, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim të mjeteve në vlerë prej 45.556.596.250 dinarësh.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Macura dyshohet se, deri më 31 tetor 2026, kishte shfrytëzuar qasjen në kasafortën e bankës për të nxjerrë para, ndërsa dy punonjës të saj dyshohet se i kishin mundësuar hyrjen përmes kartelave të tyre ose duke ia dhënë kartelat përkatëse.

Të tre personat u arrestuan më 2 nëntor, me urdhër të Prokurorisë për Krimin e Organizuar në Serbi.

Dyshimet për 380 milionë euro

Detaje të reja për mënyrën se si dyshohet se është realizuar skema janë publikuar nga portali hulumtues KRIK, i cili thotë se ka pasur qasje në urdhrin e prokurorisë për zhvillimin e hetimeve.

Sipas dokumentit të siguruar nga KRIK, vetëm një pjesë e parave dyshohet se është nxjerrë fizikisht nga kasaforta e bankës.

Rreth 370 milionë euro, sipas dyshimeve të prokurorisë të publikuara nga ky medium, ishin regjistruar si të hyra nga këmbimi valutor i kompanisë “Alta Pay”, por paratë nuk kishin arritur asnjëherë në kasafortën e bankës dhe dyshohet se kishin përfunduar te Macura.

Pjesa tjetër, rreth 17 milionë euro, dyshohet se është nxjerrë fizikisht nga kasaforta.

Në mesin e dëshmitarëve që prokuroria synon t’i marrë në pyetje, sipas KRIK-ut, është edhe guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviq.

140 milionë euro të tërhequra brenda dy ditësh

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i rastit është gjendja financiare e bankës para revokimit të licencës.

Sipas dokumentacionit të Bankës Popullore të Serbisë, të analizuar nga BIRN, më 30 shtator 2026, Alta Banka kishte raportuar se në arkën e saj kishte afro 60 miliardë dinarë në para të gatshme, vlerë që tejkalonte gjysmë miliardi euro.

Megjithatë, BIRN vë në pikëpyetje nëse e gjithë kjo shumë ekzistonte fizikisht në kasafortën e bankës.

Sipas të njëjtit dokumentacion, vetëm më 28 dhe 29 tetor, nga banka ishin tërhequr rreth 140 milionë euro në depozita. Identiteti i klientëve që i tërhoqën këto mjete nuk është bërë publik.

BIRN raporton gjithashtu se rreth 400 milionë euro të depozitave të bankës në fund të shtatorit vinin nga sektori publik, ndërmarrjet publike dhe bankat në falimentim.

Ekspertët e cituar nga BIRN kanë ngritur pikëpyetje për sasinë e parave të gatshme që banka deklaronte se kishte në kasafortë, duke vënë në dyshim nëse shumat e raportuara përputheshin me gjendjen reale.

Lidhjet afariste të pronarit të bankës me Milan Radoiçiqin

Rasti merr rëndësi të veçantë edhe për Kosovën për shkak të lidhjeve afariste të dokumentuara mes pronarit të Alta Bankës, Davor Macura, dhe Milan Radoiçiqit.

Portali hulumtues BIRN kishte raportuar më herët se kompania “Danica Park”, në pronësi të Macurës, ishte investitore në ndërtimin e një objekti luksoz banesor në një parcelë në pronësi të Milan Radoiçiqit, në lagjen Dedinje të Beogradit.

Sipas hulumtimit të BIRN-it, objekti i planifikuar kishte një sipërfaqe bruto prej rreth 1.550 metrash katrorë.

Kompania e Macurës ishte shfaqur edhe në lidhje me prona të tjera në afërsi, përfshirë parcela që lidhen me Ljiljana Bozhoviqin, bashkëshorten e Zvonko Veselinoviqit, si dhe me afaristin Nikola Petroviq, i cili njihet si kumbar i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

BIRN kishte dokumentuar lidhjet pronësore dhe investuese, por nuk ka publikuar dëshmi që Radoiçiq të jetë i përfshirë në veprat penale për të cilat po hetohet pronari i Alta Bankës.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, është përmendur edhe në raste të tjera të hetimeve për krim të organizuar dhe është nën sanksione ndërkombëtare.

Bankës iu revokua licenca

Më 30 tetor, Banka Popullore e Serbisë ia revokoi licencën për operim Alta Bankës, duke bërë të ditur se gjendja financiare dhe likuiditeti i saj ishin përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të bankës qendrore, vendimi u mor pas kontrolleve dhe masave të përkohshme, me qëllim mbrojtjen e depozituesve dhe kreditorëve.

Administrimi i bankës iu kalua Agjencisë për Sigurimin e Depozitave, ndërsa u iniciuan procedurat përkatëse për hapjen e falimentimit.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave serbe, Davor Macurës dhe dy të dyshuarve të tjerë u është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Macura i ka mohuar akuzat, sipas raportimeve mediatike, ndërsa pretendimet e prokurorisë mbeten pjesë e një procedure hetimore dhe nuk përbëjnë vendim gjyqësor për fajësinë e tij.

Rasti i Alta Bankës po përcillet me interes në Serbi, jo vetëm për shkak të shumës së madhe të parave nën hetim, por edhe për shkak të marrëdhënieve afariste të pronarit të saj dhe pyetjeve që janë ngritur për mbikëqyrjen e institucionit nga autoritetet financiare serbe./rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas pezullimit të punës, Oda e Inxhinierëve siguron mbi 130 mijë euro mbështetje nga ministria

Pas pezullimit të punës, Oda e Inxhinierëve siguron mbi 130 mijë euro mbështetje nga ministria

Rritet numri i turistëve në Kosovë, mbi 79 mijë vizitorë gjatë shtatorit, 22.3% më shumë se vitin e kaluar

Rritet numri i turistëve në Kosovë, mbi 79 mijë vizitorë gjatë shtatorit, 22.3% më shumë se vitin e kaluar

Sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro në Ranillug, tre persona të dyshuar për kontrabandë

Sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro në Ranillug, tre persona të dyshuar për kontrabandë

Vitia viziton nënën dhe foshnjën e parë të lindur përmes fertilizimit të asistuar mjekësor në QKUK

Vitia viziton nënën dhe foshnjën e parë të lindur përmes fertilizimit të asistuar mjekësor në QKUK

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën