TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

S’ka pushime për deputetët pa konstituim

Kuvendi i Kosovës po i afrohet përfundimit të sesionit pranveror, ashtu siç e parasheh edhe rregullorja. Por, një pushim i tillë këtë vit duket i pamundur pa konstituimin e institucionit legjislativ.

by Fidan Zejnullahu
9 muaj ago
1 0
A A

Në ditën e pushimit, dolën në punë.

Kjo meqë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka dy muaj e gjysmë që nuk po arrijnë ta zgjedhin të parin e tyre.

E kjo ka bërë që përfundimi i sesionit pranveror, për herë të parë ta gjej Kuvendin e Kosovës të pa konstituuar.

Në mungesë të funksionalizimit, deputetët nuk pritet ta kenë pushimin e zakonshëm deri në vjeshtë, raporton Tëvë1.

Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, e cila ka filluar me 15 prill 2025, por nuk ka përfunduar. Referuar nenit 12, paragrafi 5 të Rregullores se Kuvendit të Republikës së Kosovës: “Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Nga drejtoria për media e institucionit legjislativ, kanë treguar se si i parasheh rregullorja dy sesionet e punimeve brenda vitit.

“1. Kuvendi zhvillon punën në dy sesione:
1.1. Sesioni Pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar dhe përfundon në fund të muajit korrik. 1.2. Sesioni Vjeshtor fillon të hënën e dytë të muajit shtator dhe përfundon në fund të muajit dhjetor. 2. Kuvendi, ndërmjet dy sesioneve, mund të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme”, thuhet nga Kuvendi.

E analistët politik, thonë se bllokadat në shtetet e tjera janë parë tek formimi i qeverisë.

Por, jo edhe tek konstituimi i Kuvendit.

Për këtë, edhe deputetët duhet gjejnë një zgjidhje se si t’i kalojnë pushimet e kësaj vere.

“Kuvendi është nuk është konstituuar, për shkak të kësaj nuk ekziston edhe mundësia ligjore që deputetët të shkojnë në pushimin sezonal. Ndoshta mund t’i shfrytëzojnë këto dy ditë që kanë pushim, plazhet janë afër e mund të kthehen për dy minuta seancë, e ta vazhdojnë plazhin prapë”, shprehet Avdi Smajljaj.

Por, duket se një zgjidhje për pushime, deputetët e kësaj legjislature tashmë e kanë gjetur.

Kjo meqë në seancat e vikendit, numri i deputetëve në sallë nuk arrin në 100-të.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Dalin në shitje biletat për duelin e Kosovës në Prishtinë

Dalin në shitje biletat për duelin e Kosovës në Prishtinë

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën