tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

S’ka nxënës, tri shkolla rrezikojnë të mbyllen në Suharekë

teve1 nga teve1
10/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tri shkolla rrezikojnë të mbyllen në Komunën e Suharekës për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

E pikërisht për këtë, ka bërë që kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ta mendojë si opsion bartjen e nxënësve në shkollat që ka më shumë.

Ipari i Suharekës ka thënë se çdo vit kanë të regjistruar më pak nxënës se vitin paraprak.

Muharremaj ka bërë të ditur se ka shkollë që i ka vetëm pesë nxënës dhe se cilësia aty lë shumë për të dëshiruar.

“Është një trend jo vetëm në Suharekë, por në të gjitha komunat e Kosovës, do me thënë nataliteti ka ra. Kur bie nataliteti kuptohet që edhe numri i nxënësve mungon, ne e përcjellim gjeneratë pas gjenerate, çdo vit kemi të regjistruar në klasë të parë ose në shkollë fillore më pak, është e vërtetë që kemi rrezik diku në tri shkolla e kemi pas Dragaçinën, është një fshat ose një lagje e që ka qenë e shkollës që është në Duhël”, ka thënë Muharremaj.

Mundësinë për bartjen e nxënësve, Muharremaj ka thënë se do ta diskutojë me bordin e shkollës e me prindërit.

“Ne bisedojmë së pari me bordin e shkollës, bisedojmë më prind, ma shumë se prindërit që i duan fëmijët e vet nuk i don askush, kështu që në marrëveshje dhe në darkordim me të gjithë bashkë, mirëpo ne bartëm numrin më të madh të shkollave në Komunën e Suharekës”, u shpreh Muharremaj për EO.

Ndonëse disa shkolla rrezikojnë të mbyllen, aktiv Muharremaj është me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë komunë.

Ai është optimist se brenda një viti e gjysmë, Shtëpia e Kulturës do të përfundojë.

“Shtëpinë e Kulturës e kemi fillu, mbasi që ka ardh lënda prej Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka vendosur, unë besoj që kompania ka fillu me kry punimet aty, edhe pse këtë vit janë nda nga Ministria e kulturës diku 500 mijë euro, ajo shtëpi kushton mbi 3 milionë euro, por besoj që në marrëveshje me ministrin me u dakordu, sa ka mundësi punëkryesi me kry punën, ne do mundohemi me i kry pagesat dhe besoj që brenda një afati 1 vit e gjysmë do të përfundon edhe shtëpia e kulturës që është me rëndësi për njerëz që merren me kulturë në Komunën e Suharekës do të jenë kushtet më të mira”, ka thënë Muharremaj.

 

Tags: ArsimiBali MuharremajSuharekë

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Reagon Real Madrid, Toni Kroos me gol të bukur ngushton epërsinë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.