tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

S’ka kuorum, dështon miratimi i Projektligjit për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë

Lindrit Zejnullahu nga Lindrit Zejnullahu
23/02/2022
A A
Kuvendi i Kosoves.

Kuvendi i Kosoves.

Share on FacebookShare on Twitter

Për këtë projektligj, vetëm 52 deputetë kanë votuar për, kurse shtatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës votuan kundër, teksa ata të Partisë Demokratike të Kosovës abstenuan.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se përmes këtij projektligji bëhet deklarimi dhe verifikimi i pasurisë për çdo vit.

“Përmes këtij Projektligji mundësohet deklamimi i pasurisë ‘online’ me qëllim që të evitohet çdo gabim potencial dhe të kontribuojë në ngritjen e transparencës dhe përcjelljen e trendeve të pasurisë së zyrtarëve publik.

Të dhënat e regjistruara në këtë databazë do të jenë lehtësisht të transferueshme në institucionet e tjera ligj zbatuese për qëllime të hetimit penal, apo administrativ… Janë konsideruar se janë dy profesione të ndjeshme dhe duhet të përfshihen në deklarimin e pasurisë, por jo që deklarimi i tyre të bëhet publik, por të mbetet vetëm në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, tha ajo.

Ndërkaq, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thekson se megjithëse është i nevojshëm ky projektligj, duhet të largohet deklarimi i pasurisë nga mjekët dhe profesorët.

“Çështja e deklarimit të mjekëve të licencuar që ushtrojnë veprimtarinë publike në nivelin dytësor dhe terciar, po ashtu problematike është çështja e deklarimit të pasurisë së profesorëve në universitete publike, duke përfshirë profesorin-asistent dhe të rregullt.

Këto kategori duhet të largohen nga ky projektligj. Nuk mendoj se këto kategori janë të ekspozuara ndaj korrupsionit”, tha ai.

Vërejte të njëjta shprehu edhe deputet i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Pse mjekët dhe profesorët dhe sidomos pse ekspertët e psikiatrisë forenzike? Pse janë këto kategori të rëndësishme që shteti të kuptojë nivelin e pasurisë që e kanë ata”, shtoi ai.

Tags: Albulena HaxhiuDeshtimi i miratimit te Projektligjit per deklarim te pasuriseKuvendi i KosovesLDKpdk

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Çmimet e derivateve rriten pas ndalimit të eksportit nga Rusia

22/09/2023

Shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të ZRrE-së

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.