TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

Kolegët tepër llafazanë mund të mos duken si një problem shumë i vogël në ambient pune, por me kalimin e kohës ata mund të shndërrohen në një shqetësim shumë të madh për ju. Ata shumë shpejt mund të ndikojnë në uljen e produktivitetit tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni më të ngarkuar se zakonisht.

Akademi Pune ju përcjell disa këshilla që ju ndihmojnë të përballeni me lehtë me një koleg/e të tillë dhe të ruani qetësinë dhe ta keni produktivitetin në

Mundohuni të kuptoni pse e bëjnë këtë nivelin e duhur.

Muhabeti i pafund shpesh është një shenjë e pasigurisë dhe nevojave të paplotësuara. Nëse për shembull, ata nuk marrin shumë vëmendje nga shefi atëherë ju duke u munduar t’ua shprehni vlerësimin për punën që bëjnë kjo mund të çojë në pakësimin e muhabetit nga ana e tyre. Nëse jeni të sigurt që kjo është arsyeja atëherë ju mund të shkoni edhe një hap më tej që t’i thoni madje menaxherit tuaj se personi ndihet i nënvlerësuar.

Në fund të fundit, këta persona mund të jenë thjesht të vetmuar. Në këtë rast, përpiquni të jeni dashamirës dhe të jeni më të afërt me ta.

Flisni me kolegët tuaj dhe me vetë personin

Ju mund të jeni aq shumë i ngarkuar nga bisedat e pafundme të kolegut saqë jeni të bindur se personi po shndërrohet në një koleg të padurueshëm. Si pasojë e kësaj gjithçka që ata thonë ju mërzit. Por, më e mira që mund të bëni në këtë situatë është t’i pyetni edhe kolegët e tjerë nëse kanë të njëjtën pikëpamje. Pyetni kolegët tuaj nëse kanë të njëjtën pikëpamje. Nëse nuk e bëjnë, atëherë ndoshta duhet të bëni përpjekje për të ndryshuar. Por nëse e bëjnë, kërkojuni të ndajnë strategjitë e tyre të përballimit. Njohja se të tjerët ndajnë zhgënjimet tuaja mund të ndihmojë.

Mundohuni të fokusoheni në aspektet pozitive të bisedës

Bisedat e vogla që bëhen në zyrën ku jeni duke punuar nuk janë vetëm një shpërqendrim nga puna. Ato funksionojnë si një mundësi sociale dhe ndihmojnë në ndërtimin e urave dhe rrjeteve. Politikat dhe madje edhe thashethemet mund të shihen si një lloj inteligjence informale në vendin e punës.

Pra, distancohuni, jini objektiv dhe ndaluni të pyesni veten nëse ajo që po e thotë kolegu ka vlerë. A mund të jetë ndonjë prej muhabeteve të dobishme për ju? A mund t’i shtyni ata të përqendrohen në fusha të dobishme?

Shkoni me disa strategji që i paraprijnë situatës

Çdo folës ka nevojë për një dëgjues. Pra, nëse e dini se do t’ju duhet të merreni me muhabete, mundohuni të shkoni të përgatitur – me një strategji daljeje përpara se të filloni. Shpesh kjo do të thotë vetëm të kesh disa linja të përgatitura. Kështu, pas tre minutash mund të thuash, “Më fal, Majk. Më duhet të bëj një telefonatë.” Ose “Temë e mirë, por më duhet të përfundoj një dokument para drekës”.

I injoroni ata

Ju mund të mendoni se bisedat e pafundme janë aq irrituese saqë injorimi i tyre nuk është një opsion. Por në fakt kjo shpesh ka të bëjë me mënyrën se si ia prezanton vetes. Nëse mendoni se muhabeti është jashtë kontrollit tuaj dhe po ju imponohet, gjasat janë që gjithçka të bëhet edhe më irrituese. Por nëse merrni kohë dhe peshoni me qetësi dhe objektivitet opsionet e ndryshme dhe vendosni duke pasur parasysh të gjitha gjërat, atëherë injorimi ndonjëherë mund të jetë një rrugë më pak e dëmshme.

Tags: Akademi punekolegët e punëssjelljet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato

Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato

Cila është koha më e mirë e ditës për të ushtruar?

Cila është koha më e mirë e ditës për të ushtruar?

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

5 vlerat ushqyese të hurmave

5 vlerat ushqyese të hurmave

CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të shkaktuar kryengritje në Iran, raporti i CNN

CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të shkaktuar kryengritje në Iran, raporti i CNN

Hegseth: SHBA dhe Izraeli do të kenë kontroll të plotë të qiellit iranian brenda një jave

Hegseth: SHBA dhe Izraeli do të kenë kontroll të plotë të qiellit iranian brenda një jave

Live – Nis seanca e Kuvendit

Kurti e Hamza në takim, seanca për presidentin pritet të mbahet sonte

Haradinaj thotë se ende s’kanë ftesë për seancën për presidentin

Haradinaj thotë se ende s’kanë ftesë për seancën për presidentin

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së shpalos strategjinë e operacioneve kundër Iranit

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së shpalos strategjinë e operacioneve kundër Iranit

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

​DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën