TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Situata në veri, Qeveria kritikohet për mosthirrje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit

Pavarësisht tensioneve të krijuara në komunat veriore të Kosovës, mes krerëve shtetërorë dhe deputetëve nuk pati një komunikim zyrtar. Kjo pasi nuk u thirr një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit. E kjo po konsiderohet si gjë e gabuar nga njohësit e drejtësisë, teksa nga opozita fajin për këtë ia hedhin kryeministrit, Albin Kurti.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A

Foto ilustruese

Janë bërë pesë ditë që kur veriu i Kosovës është i tensionuar.

Që nga e premtja atje ka pasur vazhdimisht protesta të serbëve lokalë të cilët edhe kanë eskaluar në dhunë ndaj zyrtarëve të KFOR-it të hënën.
Protestuesit kanë sulmuar me gurë e me gjësende tjera paqeruajtësit në Kosovë, ku 25 prej tyre u lënduan e 3 ishin me lëndime të rënda. Madje sulme pati edhe ndaj medieve. Disa vetura u dogjën e disa u demoluan.

Për të gjitha këto, reagime nga institucionet pati vetëm përmes komunikatave për shtyp.

E kjo formë e reagimit po konsiderohet si e gabuar për institucionet.

Naim Jakaj nga Instituti Kosovar për Drejtësi vlerëson se Qeveria tashmë është dashur të thërras seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar gjendjen e sigurisë në vend.

Ai tregon se një gjë e tillë tashmë është e pamundur për shkak të dispozitave ligjore, teksa shton se kjo mund të bëhet nga grupet parlamentare tjera.

Kurse, anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Hisen Berisha, konsideron se kjo është bërë qëllimshëm nga kryeministri, Albin Kurti.

“Mos thirrja e një seancë të jashtëzakonshme, e mos kërkimi i mbështetjes së spektrit politik, nga ana e Kryeministrit Kurti, tregon se veprimet në Veri mund t’i ketë bërë, pikërisht me pretekstin që e kam paralajmëruar që në shkurt, para pranimit të Planit franko-gjerman dhe ripërsëritur pas 18 Marsit dhe Aneksit të Ohrit dhe statuti i Beogradit i 2 Majit, për të implementuar marrëveshjet e dëmshme që ka bërë deri tani për Kosovën”, ka thënë Berisha.

Sipas nenit 68 të rregullores së Kuvendit, përpos krerëve të shtetit, thirrja për një seancë të tillë mund të bëhet nga nënshkrimet e 1/3 e deputetëve.

Tags: Kuvendi i Kosovesseanca e jashtezakonshmesituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sipas Spahiut, a mund ta kalojnë AAK dhe Nisma pragun pa koalicione?

Sipas Spahiut, a mund ta kalojnë AAK dhe Nisma pragun pa koalicione?

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

“InfoNata” 27.11.2025

“InfoNata” 27.11.2025

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën