TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Situata në veri, Kurtit i kërkohet të pranojë kërkesat e aleatëve

nga TËVË 1
17 Qershor, 2023
0
A A
Vazhdojnë protestat e serbëve në veri, të hënën situatë e qetë

Qeveria e Kosovës duhet të pranojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë për deeskalimin e situatës në veri, thonë analistët politikë. Sipas tyre vazhdimi i tensioneve në veri dhe acarimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk janë në favor të Kosovës.

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se kryetarët e katër komunave në veri duhet të ushtrojnë mandatin e tyre në objekte alternative dhe pastaj të caktohet data për zgjedhjet e reja në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, kërkesa këto edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thotë se propozimi pesë pikësh i kryeministrit Kurti dhe fokusimi vetëm në sundim të ligjit nuk mund të prodhojë zgjidhje.

“Sundimi i ligjit nuk është proces që fillon me një datë të caktuar dhe përfundon me një datë të caktuar. Sundimi i ligjit duhet të ndodhë në mënyrë të vazhdueshme, ai nuk mund të lidhet me çështjen e situatës në veri. Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i pranojë kushtet e partnerëve ndërkombëtarë edhe sa i përket tërheqjes së kryetarëve në objekte alternative, tërheqjes së njësive speciale atje dhe caktimit të një date të re të zgjedhjeve në ato komuna. Por paralelisht me këtë mendoj se Qeveria dhe kryeministri Kurti duhet të kërkojnë përkrahje ndërkombëtare për mbështetje ndaj Policisë së Kosovës për secilin aksion që e ndërmerr në veri, që ndërlidhet me luftimin e kriminalitetit apo tendencën e sundimin e ligjit të atë anë”, thotë Demhasaj.

Mungesë të vizionit për të ecur drejt depërshkallëzimit të situatës në veri, po sheh edhe analisti tjetër politik, Albinot Maloku.

Megjithatë, ai thotë se kryeministri Kurti shpeshherë ka pranuar kërkesat ndërkombëtare në momentin e fundit kur nuk është pritur që ai të ndryshojë.

“Unë nuk po shoh shumë ecje përpara, presionet në momente të caktuara të faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës po më duken paksa të tepruara. Të zhdrejta në krahasim me akterët që kanë punuar më përpara qoftë në Kosovë apo Serbi. Sidoqoftë, unë konsideroj që nga tradita politike e kryeministrit të vendit, ai ka ndryshuar në momente kur nuk është pritur të ndryshojë, prandaj mendoj se ai edhe tash do të ndryshojë (qëndrim)”, deklaron Maloku.

Në anën tjetër, analisti Demhasaj, vë në pah acarimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të vendosë në peshore nëse janë më të rëndësishme mbajtja e kryetarëve të katër komunave veriore në objektet komunale apo marrëdhënia e Kosovës me aleatët, sidomos Shtetet e Bashkuara.

“Ekziston një lloj mos koordinimi mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Qeveria duhet të vendos në peshore, a më e rëndësishme për Kosovën është të mbahen këta kryetarë të komunave me nga një grusht votash në objektet komunale në veri, apo më e rëndësishme është marrëdhënia e Kosovës me aleatët tanë, sidomos me SHBA-në. Kur i peshon këto dyja, më e rëndësishme për Kosovën është t’i ketë marrëdhëniet e mira me partnerët ndërkombëtarë, veçmas SHBA-në, pasi pa ato Kosova s’mundet të zhvillohet as në aspektin demokratik dhe ekonomik, po ashtu nuk mundet të anëtarësohet në strukturat e ndryshme euroatlantike. Prandaj shumë më mirë është t’i kemi marrëdhëniet e mira me partnerët”, thekson Demhasaj për KP.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

Tags: albin kurtiArton Demhasajsituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Çka ndodhi në takimin e presidentes me liderët e partive politike?

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

“Këndi i Debatit” 15.05.2025

“Këndi i Debatit” 15.05.2025

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X