Një numër i madh i qytetarëve serbë janë mbledhur edhe sot para komunës së Leposaviqit.
Gazetarja e Tëvë 1, Fetije Kamberi bën të ditur se aktualisht situata është e qetë, teksa thekson se qytetarët kanë vendosur çadra para kafiterive, kanë lëshuar muzikë serbe dhe po thërrasin edhe qytetarët e tjerë për t’iu bashkuar në protestë.
Në oborrin e komunës janë pjesëtarë të KFOR-it amerikan, e po ashtu ka edhe autoblinda të Policisë së Kosovës.
Teksa sipas burimeve të Tëvë 1, kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi është akoma brenda objektit të komunës dhe nuk ka dalë nga aty që nga ora dje 05:00 e mëngjesit.
Gjatë protestave të dhunshme dje në tri komunat veriore, 30 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga përleshja me protestuesit serb në Zveçan. /Teve1.info/











