TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sistemi më i ri i MRI-së me inteligjencë artificiale arrin në Kosovë

Në Kosovë është sjellë pajisja me moderne e Rezonancës Magnetike (MRI) e cila me Inteligjencë Artificiale do të sjellë imazhe më të shpejta me cilësi më të lartë. Kjo risi e vendosur në Olive Medical Group, pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e diagnozave mjekësore në Kosovë dhe të sjellë përfitime të mëdha për pacientët

by Doresa Geci
5 muaj ago
1 0
A A

Për herë të parë, sistemit shëndetësor në Kosovë iu shtua një pajisje e re e Rezonancës Magnetike (MRI), e cila pritet të sjellë përfitime të mëdha për pacientët në vend.

Qytetarët që dëshirojnë të kryejnë rezonanca, nga ato më të thjeshtat e deri te më të komplikuarat, tashmë mund t’i marrin këto shërbime në Olive Medical Group në Prishtinë.

Kjo pajisje është prodhuar nga GE HealthCare, kompani lidere në teknologjinë mjekësore me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të institucioneve mjekësore vendore, profesionistë shëndetësorë, si dhe përfaqësues nga kompania prodhuese.

Në fjalën e tij hyrëse, drejtori mjekësor i Olive Medical Group, Visar Berisha, theksoi angazhimin e bërë për ta sjellë këtë aparaturë në klinikë.

“Kjo sot nuk është fundi, por fillimi ynë, sepse kemi ide dhe plane që po ecin përpara. Ato na kanë bërë të punojmë me përkushtim e pa shumë zhurmë, duke krijuar besim tek kolegët dhe pacientët. Rezonanca nuk është vetëm një makinë që ka ardhur për ne, por është edhe rritje e besimit në raport me ata që do të marrin shërbime këtu”, tha Berisha.

Mes tjerash aty u tha e kjo aparaturë pritet të rrisë rehatinë e pacientëve gjatë ekzaminimit, ndërsa falë përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI), do të ofrojë imazhe më të qarta dhe më të shpejta.

Gjatë prezantimit, radiologu Erzen Bujupi foli për rëndësinë e kësaj pajisjeje.

“Është një investim i madh jo vetëm për klinikën tonë, por edhe për të gjithë Kosovën. Është një pajisje e teknologjisë së fundit që do ta çojë shërbimin mjekësor përpara. GE ka bërë punë të mrekullueshme me këtë inovacion, të cilin e kemi sjellë për herë të parë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan. Kjo do ta rrisë cilësinë e diagnostikës radiologjike në vend”, tha Bujupi

Ai u shpreh se ky sistem është një hap i madh drejt përmirësimit të diagnostikës mjekësore.

“Në radiologjinë tonë do të kryhen të gjitha shërbimet diagnostike, me theks të veçantë në rezonancën magnetike. Përveç MRI standarde, në mënyrë rutinore do të realizohen edhe ekzaminimet më komplekse, si MRI kardiake, MRI e prostatës dhe MRI e nofullës”, tha Bujupi.

Për rëndësinë e këtij investimi foli edhe përfaqësuesi i GE HealthCare, Spyridon Gkikas, i cili e vlerësoi këtë si një hap të madh për shëndetësinë në Kosovë.

“Këtu kemi një nga teknologjitë më të fundit dhe më moderne që kemi prodhuar. Kjo do ta mundësojë një precizitet dhe diagnozë më të shpejtë, jo vetëm për kosovarët, por edhe për të tjerët në regjion. E dyta, kjo makinë e vë në qendër pacientin, e bën atë të ndihet komfort,  të mos frikësohet. dhe të ndjehet mirë”, potencoi ai.

Pas ceremonisë zyrtare të inaugurimit, mysafirët patën mundësinë të shohin nga afër pajisjen e re dhe funksionalitetet e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Osmani i jep zemër Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Osmani përgëzon Kuvendin për miratimin e marrëveshjeve që sjellin mbi 1 miliard euro investime

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Osmani i jep zemër Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Osmani përgëzon Kuvendin për miratimin e marrëveshjeve që sjellin mbi 1 miliard euro investime

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit e Gjakovës

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

BE thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara

BE-ja mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën