TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sirianët kërkojnë ndihmë ndërkombëtare pas tërmetit

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Sirianët kërkojnë ndihmë ndërkombëtare pas tërmetit

Nga këto ndërtesa të shkatërruara në Idlib nga tërmeti i së hënës mrekullisht u shpëtuan disa jetë.

Mirëpo, shumica e kërkim-shpëtimeve u realizuan nga vet banorët me disa mjete bazë, pasi që katër ditë në këtë vend nuk ka ardhur asnjë ndihmë ndërkombëtare.

Për këtë arsye dhjetëra sirianë të enjten mbajtën një demonstratë të heshtur në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët duke protestuar kundër reagimit të ngadaltë ndërkombëtar ndaj tërmetit shkatërrues që vrau më shumë se 3 mijë 100 njerëz në zonë.

Ata e konsiderojnë këtë mosveprim si diskriminim racor.

“Kanë kaluar më shumë se 90 orë dhe ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur për të shpëtuar disa jetë dhe asnjë lloj ndihme nuk ka hyrë në zonë. Nuk na kanë pajisur me urë ajrore, as pajisje të rënda. Kufijtë janë të hapur me Turqinë, por pse ky mosveprim? Është një diskriminim racor”, ka thënë avokat dhe aktivist sirian, Ahmad Mando.

“Një vajzë e vogël u shpëtua disa orë më parë dhe operacioni i kërkimit është ende duke vazhduar, por vetëm me mjetet bazë të disponueshme. Kjo është zona Besenya, fshati Harem, Idlibi. Ne jemi kundër regjimit të Asadit”, tha Muhyiddin Ahmad, pjesëmarrës në protestë.

“Kanë kaluar katër ditë nga tërmeti dhe familjet ende po qëndrojnë në rrugë në këtë të ftohtë. Ata që nuk kanë vdekur nga tërmeti, do të vdesin nga të ftohtit. Ne kemi nevojë për tenda dhe ndihma”, aktivisti nga zona, Abu Shaheed Al Shami.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara njoftuan se të enjten gjashtë kamionë më në fund kaluan nga Turqia në Siri, megjithatë, këta kamionë me tenda dhe pajisje higjienike ishin planifikuar të kalonin përpara tërmetit.

Përpjekjet për të ndihmuar sirianët pas tërmetit vdekjeprurës u penguan nga lufta civile dhe izolimi i rajonit të kontrolluar nga rebelët përgjatë kufirit që është i rrethuar nga forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia.

Kronikë nga gazetarja, Jetmira Lushi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën